Simbolet kombëtare dhe kulturore keqpërdoren nga partitë politike
« Në prag të ramazanit: » Nuk mungon përballja me varfërinë, shpresohet për solidaritet
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
« Analistët për Zhurnal » Jetëgjatësia e Qeverisë Zaev, varet nga zbatimi i programit qeveritar
« Foto: » ‘Besë’, dhuron një kreacion në ankand në mbështetje të fondit Washington Performing Arts
besa_1.jpg
Loading...

Kreatorja Besa Neziri Rugova, ishte e ftuar në 50 vjetorin e Washington Performing Arts, si mysafire e Ambasadës së Kosovës në Washington.

 

Besa Neziri Rugova, është disenjatorja e cila po vazhdon ta mbajë gjallë traditën e shumë nënave kosovare, traditë kjo e thurjes me gjilpërë.

Besa, dashuron traditën, dashuron veshjet kombëtare dhe një frymë e tillë i përshkon të gjitha veshjet që ajo i krijon, duke e bërë kështu të veçantë dhe me një stilin unik ku kombinon tradicionalen me modernen. Veshjet e saj nuk janë në trendë me kohën, ato mund të vishen edhe shumë më vonë e jo vetëm për një periudhë të caktuar sepse e bukura është gjithmonë në trend.

E pikërisht puna e saj e veçantë dhe prezantimi i traditës shqiptare të veshjeve ka bërë që ajo shpesh të jetë pjesë e ngjarjeve të mëdha e puna e saj të vlerësohet edhe jashtë kufijve. Së fundmi ajo ishte e ftuar në 50 vjetorin e Washington Performing Arts, si mysafire e Ambasadës së Kosovës në Washington.

Në këtë mbrëmje gala, ku gjithçka ishte organizuar në mënyrë perfekte dhe çdo gjë ishte kuruar deri në detajin më të fundit, e kjo mund të shihet përmes fotografive që Besa i ka dërguar për KultPlus, është mbajtur edhe një ankand e me ç ‘rast Besa dhuroj një kreacion të sajin në mbështetje të fondit për programe të ndryshme në Washington Performing Arts.

“Kisha kënaqësinë të marr pjesë në festimin e 50 vjetorit të Washington Performing Arts, si mysafire e Ambasadës sonë në Washington e cila kohëve të fundit është gjithnjë e më e involvuar në skenën e artit. Në këtë mbrëmje gala u mbajt edhe një ankand me ç'rast pata kënaqësinë të dhuroj një kreacion timin në mbështetje të fondit për programe të ndryshme në Washington Performing Arts”, ka thënë Besa për KultPlus.

Në këtë mbrëmje ishte e pranishme edhe ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e cila gjithashtu është shprehur e lumtur që Besa u prezantua në këtë mbrëmje. Disa fotografi janë marrë nga faqja e Washington Performing Arts, ndërsa disa të tjera i ka dërguar vetë Besa. /KultPlus.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.03.2017, 07:26  | L.E. | 268 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
Karakamisheva çmendet pse Zaev ka përfaqësuar Maqedoninë mbrëmë në Bruksel !
Partitë shqiptare me ministritë e njëjta, kryeparlamentari dhe ministri i shëndetësisë janë risi
Mogherini bën bashkë kryeministrat e Ballkanit perendimorë, Zaev shfaqet krah Mustafës
Safetja trondit fansat, shikoni çka thotë për familjen e burrit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.