Kërkesa e Zaevit ndaj Xhaferit ndihmon raportet Qeveri-Parlament
« Destani lojtarëve të tij » Të gjithë presin të kënaqen e krenohen me ju, nderoni shqiptarët
Replikat dhe kundër-replikat e VMRO-DPMNE-së, strategji e mirëkoordinuar
BESA e LR-PDSH për Zhurnal tregojnë se kur do t'i publikojnë kandidatët për kryekomun..
Man Booker: Kadare garon me një fiction “egërsisht inteligjent”
mann.jpg
Loading...

Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është në listën e ngushtë të autorëve që janë nominuar për çmimin letrar Man Booker International për librin “The Traitors Niche” apo Kamarja e Turpit, përkthyer në anglisht nga John Hodgson.

Romani i Oz i bashkohet përrallës së tmerrshme osmane të Kadaresë në përzgjedhjen “egërsisht inteligjente”, por me shumë pak gra.

Lajmi është bërë i ditur nga gazeta britanike “The Guardian” e cila shkruan mbi nominimet e këtij viti për çmimin Man Booker Prizes, ku mes 13 autorëve me veprat e tyre respektive, ka renditur për të dytën herë shkrimtarin shqiptar.

“Niche Tradhtar” është shkruar në kryeqytetin shqiptar në mes të viteve 1974-1976, dhe është pjesë e trilogjisë së Kadaresë, veprave politike që kanë për bazë ngjarjet e shekullit të 19-të.

Viti është 1882 ndërsa pashadomi ballkanik i Shqipërisë po lëngon i palumtur në buzë të Perandorisë Osmane.

Ali pashë Tepelena, drejtuesi rebel i shqiptarëve, kundërshton përqendrimin e qeverisjes në Kostandinopojën e largët. Parulla e tij e re është liria, ndërsa mirëpret luftëtarët nga jashtë. 13 vite më herët, në vitin 1809, Ali Pasha ka ndihmuar Lord Bajronin me strehim, me ëmbëlsira dhe me sherbet të sheqertë.

Bajroni, si falënderim, e apostrofoi Shqipërinë në “Pelegrinazhi i Çajld Haroldit”, si vend i bukur i minareve, shkurreve.

Ndërsa është theksuar se nga 13 pretendentet dominon lista më e gjatë për çmimin ndërkombëtar, me 11 libra nga vepra konkurruese nga Evropa duke iu bashkuar kësaj liste romane nga vende si Izraeli, Kina dhe Argjentina.

Çmimi vjetor, i cili feston fictionin më të mirë në rang global të përkthyer në gjuhën angleze, është me vlerë £ 50.000, që ndahet në mënyrë të barabartë midis autorit dhe përkthyesit.

The Guardian ndalet te Kadare, që përsërit këtë çmim, nga viti 2005, duke hyrë në garë edhe tani me një histori të rrallë që lidhet me Perandorinë Osmane.

Një trill që e ka bërë gazetën britanike t’i vendosë shkrimtarit shqiptar përcaktimin, si një përzgjedhje “egërsisht inteligjente”.

Të 13 librat sipas gazetës britanike janë zgjedhur nga 126 aplikime. Juria është shprehur se ky është një vit jashtëzakonisht i fortë për fiction-ët e përkthyer, duke e parë si një epokë shpërthimi, lulëzimi për këtë lloj letërsie që ka mbërritur në gjuhën angleze.

Të nominuarit e tjerë janë Amos Oz, Mathias Enard, Samanta Schweblin, Wioletta Greg, Roy Jacobsen dhe autorë të tjerë.

Një listë e shkurtër e gjashtë librave do të shpallet më 20 prill dhe fituesi do të zbulohet në një ceremoni në Londër, më 14 qershor./Mapo

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.03.2017, 12:05  | L.E. | 288 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zaev si asnjë kryeministër më parë, ja çfarë i kërkon kryeparlamentarit Xhaferi
« Video » VMRO tërhiqet nga debati për shkarkimin e Zvërlevskit, Xhaferi nesër cakton seancë për votim
Antikorrupsioni nuk mund ta parandaloj shkarkimin e Zvërlevskit, thotë Shasivari
Vjen për vizitë në Maqedoni, gjen vdekjen turisti 17 vjeçar nga Zvicra
Replikat dhe kundër-replikat e VMRO-DPMNE-së, strategji e mirëkoordinuar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.