Diplomacia të çlirohet nga "ushtarët partiak"
« Rast social: » Pa nënë dhe i braktisur nga i ati, 15 vjeçari që banon në podrum të xhamisë kërkon ve..
« Koment » Sa "dembel" janë bërë opinionistët në Maqedoni ?
« Anketë "Brima Gallup" » Zaev parakalon Gruevskin, Ahmeti prinë te shqiptarët
10 gratë më jobesnike të historisë së letërsisë
grate.jpg
Loading...

Përpara se t’u dhuroni një libër bashkëshorteve apo të fejuarave, bëni kujdes: historia e letërsisë është e mbushur me gra që tradhtojnë. Më poshtë një renditje e disa prej personazheve më të famshme që kanë tradhtuar në libra. Por lista mund të jetë edhe më e gjatë. Kush dëshiron, mund të shtojë vetë të tjera.

“Ana Karenina”, Leon Tolstoi

I gjithë faji është i takimit në stacionin e trenit, mes Ana Kareninës, grua e martuar dhe bukuroshit Vronskij, i cili i rezervon një vëmendje këmbëngulëse. Me kalimin e kohës, Ana do të jepet para joshjes së tunduesit, në dëm të një bashkëshorti gjithnjë e më të fokusuar tek puna si funksionar qeveritar. Por as tradhtia dhe as hekurudhat nuk do i sjellin fat protagonistes së këtij superklasiku që nuk duhet të humbet në asnjë mënyrë.

“Madamë Bovari”, Gustav Flobert

Një tjetër grua e famshme jobesnike është protagonistja e një tjetër romani shumë të bukur të letërsisë europiane të tetëqindtës. Ema martohet me Carls Bovarinë naiv. I cili, në këmbim të përkushtimit, merr nga e shoqja gënjeshtra dhe një seri tradhtish me burra të tjerë. Ai, burri me brirë, do ta kuptojë kur të jetë bërë me të vërtetë shumë vonë.

Kiti, “Velloja e pikturuar”

Histori çiftesh britanike të sërës së lartë, të transferuara për punë në Orientin e kolonive. Ajo, me pamje magjepsëse, e tradhton me një bukurosh, edhe ai i martuar. Kiti i rrëfen gjithçka të shoqit, e bindur se i dashuri do të divorcohet ashtu si ajo dhe do ta ndjekë pas. Por gabohet. Dhe ky është vetëm fillimi i një prej romaneve më të mirë të letërsisë angleze të nëntëqindtës.

Gjinevra (nga Romancat e Tryezës së Rrumbullakët)

Tradhtia mitike, e rrëfyer në shumë libra, që nga ata mesjetarë të ciklit breton dhe përsëritur më pas në shumë vepra nga shekulli XII e deri tek romanet e sotëm. Gjinevra është bashkëshortja e kolme e Mbretit Artur, të cilin megjithatë e tradhton me Lancelotin, më shkathëti i Kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët.

Franceska da Rimini (Dante, “Ferri”, Kënga V”)

Tradhtia më e njohur në letërsinë italiane është ajo e Francesca da Rimini, e përshkruar nga Dante Aligieri në këngën e pestë të Ferrit, ajo që të gjithë, për fat e mbajmë mend që kur na kanë detyruar ta mësojmë në shkollë. Franceska dhe i dashuri Paolo kapen në flagrancë nga bashkëshorti i saj dhe vëllai i tij, dhe vriten: do të përfundojnë në rrethin e epshit, përgjithmonë të bashkuar.

Margarita (“Mësuesi dhe Margarita”, Mikhail Bulgakov)

Margarita, bashkëshorte e palumtur, tradhton një bashkëshort të parëndësishëm me Mësuesin. Dhe për më tepër del nga shtëpia krejt lakuriq, fluturon në çatitë e qytetit, lëshohet në marrëzinë e një feste satanike ku është mbretëreshë. Bashkë me mace që flasin dhe djaj.

Helena (Homeri, “Iliada”)

Tradhtia tipike. Por në Iliadën e Homerit, Helena është një grua e trishtë, viktimë e bukurisë së saj të tepruar dhe magjisë me të cilën perëndesha e dashurisë, Afërdita, e ka nënshtruar. Nuk ishte Helena që donte të tradhtonte të shoqin, Menelaun me Paridin, që ajo e përçmon. Në këngën VI, Helena e trajton Paridin si burracak, dhe duket sikur preferon më shumë kunatin e tij, Hektorin, shkruan bota.al

Hester, (“Damka e turpit”, Nathanil Hothërn)

Edhe në këtë rast, gruaja jobesnike përfundon keq: këtu e gjejmë, në trekëmbësh madje, e dënuar me vdekje në Amerikën puritane të një herë e një kohe. Damka e titullit është gërma A, që Hesteri duhet ta mbajë në veshje, me qëllim që të turpërohet për fajin e saj para komunitetit, sa herë që del nga shtëpia. Por libri i Hothorn është në të vërtetë një denoncim ndaj bashkëkohësve të tij. Roman i suksesshëm që nga botimi i parë, sot në krye të letërsisë amerikane, bashkë me Mobi Dikun.

Dona Florípides Guimarães (“Dona Flor dhe dy bashkëshortët e saj”, Jorge Amado)

Letërsia e tradhtisë di të jetë edhe e gëzueshme, pa e prishur cilësinë e shkrimit: Dona Flor e Amados i vë brirët bashkëshortit me burrin e mëparshëm. Dhe ky i fundit, Vadinho, nuk është vetëm një dashnor i zjarrtë: rezulton madje edhe i vdekur. Marrëdhëniet jashtëmartesore, në rrëfimin e Amados, janë gjithsesi të shpeshta: nga Teresa Batista e lodhur nga lufta, një mulate e bukur e martuar me një latifondist të pasur por që e tradhton, e deri tek Gabriela Garofano dhe Kanela, e kapur në shtrat me shokun më të mirë të bashkëshortit.

Koni Shatërlei (“I dashuri i zonjës Shatërlej”, D. H. Lorens)

Gruaja më jobesnike e Nëntëqindtës letrare mund të jetë Zonja Shatërlej: pas një rinie libertine martohet me aristokratin Kliford Shatërlej, i cili është i pasur dhe fisnik, por shumë shpejt tregon se është pak i prirur të përmbushë detyrimet martesore. Prandaj Zonja e konsideron një budalla, dhe e tradhton vazhdimisht me një burrë të pashëm, me të cilin lidhja është vetëm fizike.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.03.2017, 12:07  | L.E. | 647 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Djali i vogël paralizohet në gjumë, tronditen mjekët kur zbulojnë shkakun! (Foto)
Fustani i ngushtë i Bigut, i vë në pah linjat seksi (Foto)
Zvicër, shtetasi i Maqedonisë vret ish gruan e tij
Rike Roçi tërbon detin dhe çmend pushuesit (Foto)
I ofruan 1 milion dollarë për të kaluar natën me të, rrëfehet këngëtarja shqiptare (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.