« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Stupcat dhe GjirafaVideo, për ndihmë ndaj ekonomisë vendore dhe larg hajnive në Youtube
st1_1.jpg

Nga data 20 mars, Stupcat dhe humorin e tyre thumbues e gjejmë vetëm tek GjirafaVIDEO, në platformën Gjirafa.

Historia e Stupcave nis rreth 15 vite më parë. Në ndërkohë, derisa ne kemi buzëqeshur e i kemi harru problemet me skeçet e Stupcave, ata kanë pasur punë me matrapazët dhe hajnat që janë aktivizuar në katër anë për ti sulmuar e vjedhur djemtë më të mirë të humorit shqiptar.

Dhe për tu larguar nga mashtrimet e tilla, nga mashtrimet e Youtube, nga data 20 mars Stupcat nuk do ti gjejmë askund tjetër pos në platformën Gjirafa.com. Bashkëpunimi sot u zyrtarizua në një konferencë për media ku djemtë nga Stupcat dhe Gjirafa.com bashkuan fuqinë për të na sjellë më afër humorin, por edhe paralelisht për të ndihmuar një sektor që pak njerëz mendojnë se mund të përfitojë nga kultura. Ekonomia.

Bashkëpunimi mes dyshes duket se po e jetëson një projekt të tillë.

Mërgim Cahani – CEO i Gjirafës, u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Stupcat, nga i cili po vjen në jetë projekti që me anë të artit e kulturës të mund të përfitojë edhe ekonomia e një shteti, ekonomia e Kosovës.

“Ky bashkëpunim që sot këtu po merr jetë mund të jetë një hap i vogël për Stupcat dhe për Gjirafën, por mendoj që vizioni është hap i madh. Me anë të transmetimit të Stupcave tek ne, tek Gjirafa, do të krijohet një link, një lidhje me diasporën, dhe në këtë mënyrë do t`iu lejojmë edhe bizneseve të ndryshme që të kenë shtrirjen e tyre edhe në diasporë” ka treguar mes tjerash Cahani.

E për Stupcat, ckado që flitet është e tepërt. I dimë të gjitha skeçet e tyre, i kemi përvetësuar batuat dhe momentet e tyre, sado që djemtë kanë kaluar në vështirësi në plasimin e tyre në Youtube, ku shpesh ka mashtrime për klikime. 

Vedat Bajrami nga Stupcat gjatë konferencës ka treguar se me vullnet e dashuri po punohet që episodet e reja nga ta të vijnë në Radio Televizionin e Kosovës por edhe në Gjirafa.com, kjo e dytë një platformë që po dëshmohet çdo ditë me vizitueshmëri, transparencë e profesionalizëm ndaj konsumatorit.

Mensur Safqiu nga Stupcat ka uruar për nismën që Stupcat më në fund ti gjejmë në Gjirafa.com, aty ku klikon komuniteti shqiptar nga mbarë bota dhe ku potencialisht do të mund të reklamohen biznese, të marrin dritën e gjelbër nismat e ndryshme, kjo pse jo me anë të humorit të Stupcave.

“Ne me audiencën tonë dhe me bashkëpunimin me Gjirafën sot po mundohemi me i ndihmu edhe zhvillimit ekonomik të këtij vendi. Vizioni ynë gërshetohet mirë me atë të Gjirafës, kjo që të mund ti senzibilizojmë edhe bizneset, ti kanalizojmë e profilizojmë lidhjet me ta. Ne e gjejmë veten tash si në shtëpinë tonë” ka thënë Safqiu.

Gjirafa.com nuk ka shumë kohë që ka transmetuar online 12 episode të serialit të famshëm “Kafeneja Jonë”. Qysh në episodin e parë u vërejt suksesi i këtij bashkëpunimi, me mijëra njerëz që njëkohësisht shikonin serialin teksa transmetohej në këtë platformë.

Pos ndihmës ndaj sektorit ekonomik, i cili pritet ti ketë frytet e para me daljen e Stupcave në Gjirafa, arsyeja e largimit nga Youtube janë problemet që Stupcat kanë pasur me disa kompani dhe kanalet e tyre në Youtube, shkruan KultPlus.

“Kemi pasur një përvojë jo të mirë me Youtube. Jemi keqpërdorur, me një kompani veç jemi në proces gjyqësor, një tjetër e kemi paditur, shumë shpejt do të dalim edhe me emra të kompanive të cilat na kanë dëmtuar shumë. Është fat që erdhi Gjirafa dhe jemi rahat” ka thënë Osman Azemi nga Stupcat.

Cahani krejt për fund ka treguar se ekziston një përparësi diferenciale që arti të përdoret si tentim për tu futur në tregun e huaj. 

“Ne jemi shtet i vogël dhe nëse duam të konkurrojmë nga aspekti i sasisë, nëse tentojmë të kemi konkurrencë në një vend për eksport të produkteve, mund të provojmë por nuk do ta kemi suksesin që e kemi me kreativitetin e njerëzve nga Kosova. Nga ky bashkëpunim do të gjenerohen vende të reja të punës, brenda Kosovës, dhe çdo sukses do të jetë Made in Kosova” ka thënë Cahani.

Gjatë kohës së pyetjeve, producenti e aktori Shkumbin Istrefi ka treguar për përvojën e mirë që seriali “Kafeneja Jonë” ka pasur me platformën Gjirafa.

Ai ka treguar se seriali në aspektin financiar ka kaluar me mirë me Gjirafën sesa me platformën Youtube, duke përmendur sigurinë e Gjirafës por edhe klikueshmërine e madhe të diasporës në këtë platformë. / KultPlus.com 

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.03.2017, 13:02  | L.E. | 479 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.