Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët
« Zhurnal mëson » Thaçi i ka dhënë "besën" Zaevit se mund të llogarisë në mbështetjen e PDSH-së
« Video » Zaev dhe Bejta, për Gostivarin që duam të gjithë së bashku
« Sociologët » Ku ka politikë, nuk ka sport
UÇK - Sakrificë për kauzën Kombëtare, e jo përfitim personal

Ka kaluar kohë, por kujtimet dhe momentet e krenarisë mbetën. Kohë e lavdishme e dhimbshme madje e mundimshme me sakrificë, por në fund e sfiduar, që kohë më parë as që mendohej.  Ia dolëm. Me ju të respektuar bashkëkombës dhe bashkatdhetarë dua që të ndajë gëzimin e 16 marsit, “Ditën e Pushkëve të Para”, në fshatin Graçanë.

Nga Ismail Sefullai

Do e fillojë nga e para:

Kauza politike e Kosovës ishte brengë kombëtare për të gjithë. Shqetësimet ishin dhe rriteshin nga zhvillimet që ndodhshin, që nga viti 1990, e deri në periudhën e  viteve 97-99, e luftës. Unë si shqiptarë nga Radusha dhe shumë bashkëvendës patriotë, vend shumë strategjik për veprimtari ilegale, që kufizohet me Kosovën, çdoherë kemi qenë të angazhuar për të ndihmuar vëllezërit tonë në Kosovë, me armë, dhe me të mira material.

Në fund të viteve 97 dhe fillim viti 98, u inkuadrova në celulat e para logjistike, nga rrethina e Shkupit për bartjen e procesit politiko-luftarak në Kosovë. Në mënyrë aktive e vura në disponim e gjithë biznesin familjar, një pjesë të bashkëvendësve nga Radusha dhe shoqërinë më gjerë.

Ashtu siç filloi lufta dhe intensifikoheshin betejat për liri të Kosovës, e kërkonte nevoja të jemi edhe më aktivë, të angazhohemi më shumë, për t’u ndihmuar vëllezërve tonë. Gjithçka ka qenë e grumbulluar në Radushë dhe më pas është dërguar në Kosovë në pikën “Gafur Loku 164”, rrethina e Hanit të Elezit. Logjistika ka qenë në shërbim 24 orë aq sa e kërkonte nevoja dhe si në logjistik, ushqime, armë. 

Në disa momente, në Radushë kemi marrë ushtarë të plagosur, të cilët i kemi kuruar dhe akomoduar në fshat. Gjithçka ka qenë në dispozicion të luftës dhe misionit të saj. Kemi qenë të vetëdijshëm se vizioni jonë për një Kosovë të pavarur, të lirë e të përparuar nuk mund të arrihet pa angazhimin e gjithë kombit shqiptar, pa marrë parasysh ku jeton. Atë e bëmë edhe ne në Radushë.

Në një rast të kthimin nga Rambueja e kemi kaluar udhëheqësinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së të Hashim Thaci e kemi kaluar për në Kosovë. Ishin moment të rënda, të ndjeshme dhe shumë emocionale. Në atë kohë unë kisha në pronësi një furë për bukë, e cila ka punuar pa ndërprerje. Nëpërmjet bashkëvendësve nga Radusha i dërgonim ushqimet në Kosovë, duke i furnizuar ato rajone aq sa kishte nevojë.
Kur në vitin 1999 u futën forcat e NATO-s në Kosovë dhe u shporrën forcat serbe, ne më e dinim se i tërë mundi ynë, vizioni, dëshira dhe ëndrra për liri po bëhej realitet. Ishte rezultat edhe i aktivitetit tonë sado të vogël si vendbanim, por të rëndësishëm për luftën historike të shqiptarëve. Liria erdhi edhe me djersën dhe gjakun tonë, gjë që na bën të ndjehemi krenar sot e kësaj dite. 

Përfunduam çështjen e Kosovës, dhe fillova të merrem me biznesin tim familjarë, pasi që për një kohë të gjatë e pata vënë në funksion të së mirës së përgjithshme – kauzës kombëtare.

Por, njëkohësisht kishim edhe një obligim – luftën për shqiptarët e Maqedonisë, për ne si banorë autoktonë të këtij vendi që ishim të shtypur nga regjimi atëhershëm. Në organizimet e para në fillim të konfliktit në Maqedoni, fillova të merrem që nga Janari i vitit 2001. Me krismat e para më  14 mars, në Malësinë e Tetovës, e pamë të arsyeshme që edhe ne nga Radusha dhe fshatrat e Dërvendit t’ju dalim në ndihmë vatrave të luftës.

Nga Radusha fillimisht mobilizova 13 ushtarë, e më pas edhe në Vorcë dhe Orashë të Poshtme. Bashkë me disa vëllezër nga Kosova me 16 dhe 17 mars dolëm në Graçanë, ku sulmuamë forcat policore maqedonase, dhe zhvilluam 12 ditë luftime.

Pas një armëpushimi, vendosëm të themelojmë Brigadën 115, ku fillimisht një numër i caktuar i ushtarëve u përqendruam në Sharë, ku u nisëm dhe u vendosëm në rrethinën e Vorcës dhe Orashës. Banorët e Vorcës na ndihmuan me të gjitha mundësitë e tyre që i kishin në dispozicion. Aty vendosëm pozicione dhe pika, ku vazhdimisht numri i ushtarëve rritej nga trevat e Dërvenit, Shkupit dhe një numër i caktuar nga Kosova. Pasi u mobilizuam mirë, filluam luftimet në Radushë. 

Brigada 115 me angazhimin maksimal të të gjithë ushtarëve, logjistikës dhe banorëve, fitoi disa beteja. Gjatë luftës, nuk patëm viktima por vetëm dëme material, ku një pjesë e fshatit Radushë mbeti i djegur, xeherorja që ishte ekzistenca kryesore e banorëve të Radushës  u shkatërrua, ambulanca dhe stacioni i trenit u dëmtuan.

E dyta herë që biznesin tim familjar e vura në tërësi për interesat e kombit. Me të përfunduar lufta përsëri ju riktheva biznesit familjarë dhe vazhdojë me punët e përditshme, duke kujtuar moment të historisë së lavdishme. Sidomos 16 marsin - krismën e Pushkëve të para.  Gjithë këto angazhime nuk i kam bërë vetë, por kam pasur përkrahjen e shumë miqve të afërt dhe banorëve të Radushës dhe Hanit të Elezit.

Të gjithë sakrifikuam, kush më pak e kush më shumë. Por, pas luftës nuk arritëm të ecim në zhvillim e duhur në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Kemi ngecje në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Radusha mbeti gati ashtu siç doli nga lufta – pa riparimin e të gjitha objekteve kapitale që i kishim, si xeherorja, ambulanca, stacioni i trenit, infrastruktura lokale dhe komunikacioni hekurudhorë. Mbeti një fshat i harruar nga të gjithë, bashkë me vendbanimet përreth. 

Kemi sakrifikuar dhe luftuar për të drejtat dhe për një jetë më të mirë për të gjithë, e  jo për t’u pasuruar dhe për të vrapuar pas tenderëve. Unë posedojë kapital nga djersa e ballit dhe një sërë makinash punuese për punë të mëdha, por asnjëherë nuk jam interesuar dhe as që do të interesohem për tendera. Kamë kontribuar për të mirën e të gjithëve, por po ta kërkojë nevoja përsëri do ta bëjë.
Me respektë,
Ismail Sefullai

 16.03.2017, 14:12  | B.M. | 1,895 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zyrtare: Mbyllet marrëveshja BDI dhe LSDM për Strugën, të enjten Zaev do kërkojë mbështetje për Merkon
Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
Ja përse Muhamed Zeqiri me mbështetje të madhe për Visarin e BDI-së, dhe jo kandidatin "Zekën e Abisë"!
Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët
« Video » Zaev dhe Bejta, për Gostivarin që duam të gjithë së bashku
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.