VMRO godet “radikalin” Ziadin Sela, LR-PDSH: nuk merremi me "kriminel"
VMRO sulmon, por qëndrimet e saj për gjuhën shqipe janë të njëjta me ato të LSDM-së
Hahn: Luhatjet e BE-së ndaj Ballkanit do t’ia hapnin derën Rusisë
Analistët thërrasin për rol aktiv të partive shqiptare
« VIDEO: » Poeti xhenovez Claudio Pozzani tur poetik nëpër Shqipëri
poeti.jpg

Poet, performues, shkrimtar dhe një mik i madh i Shqipërisë, Claudio Pozzani ka nisur prej mbrëmjes së djeshme turin e tij poetik nëpër Shqiperi.

Ndalesa e parë ishte Instituti Italian i Kultures ku poeti xhenovez prezantoi edhe librin e tij të fundit dygjuhësh “Kjo faqe e grisur” botim i Zenit dhe i shqipëruar nga Mira Tuci. Me një publik ku mbizotëronin poetët, Pozzani interpretoi live një pjesë të poezive të tij që i dedikohen dashurisë, nënës, kujteses, poezisë dhe muzikës.

“Mendoj se Poezia është një lloj ekologjie e fjalës. Nga njëra anë pasuron të folurën e përditshme, nga ana tjetër ndihmon në krijimin e shprehive të reja dhe kodeve të reja të komunikimit. Pikërisht për këtë do të doja t’ju lexoja dy poezi që kanë të bëjnë me rezistencën edhe atëherë kur gjithçka duket e kotë” tha Claudio Pozzani.

“Jam shumë i kënaqur dhe i nderuar që kam një libër të ri në Shqipëri – shpjegon Pozzani – pasi është një vend që e dashuroj dhe ku ndihem në shtëpi. Ky libër përmban poezi të reja, por me përkthime të reja të Mira Tucit, paraqetet një lloj antologjie e vargjeve të cilat i ndiej më afër në këtë moment të jetës sime”.

Poezitë e Pozzanit janë përkthyer dhe publikuar në mbi 10 vende.  Është themeluesi dhe drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Poesisë së Genova-s, krijuar në vitin 1995 dhe konsideruar eventi më i rëndësishëm i poezisë në Itali. CD-ja e tij e poezisë dhe muzikës “Marshimi i hijes” ka qëndruar për më shumë se dy muaj në top 20 të radiove të pavarura italiane, hera e parë për një disk poezie. Për aktivitetet e tij kulturore dhe performancat e tij artistike, poeti dhe dramaturgu i madh spanjoll Fernando Arrabal e ka quajtur “mësues i së padukshmes, provokues ëndrrash, hajdut zjarri: zemra e tij vallëzon në kthinën e ngazëllyer”.

Gjatë tour-it prezantues, Pozzani do të prekë disa qytete, duke nisur nga Tirana , për të vazhduar më 16 Mars në Shkodër në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi më pas, më 17 mars, në Muzeun Arkeologjik të Durrësit dhe do të kthehet në Tiranë, ditën e shtunë më 18 mars me një performancë në Galerinë Zenit të botuesit dhe poetit Krenar Zejno.

 16.03.2017, 14:54  | L.E. | 196 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO godet “radikalin” Ziadin Sela, LR-PDSH: nuk merremi me "kriminel"
« Foto: » Motra e Afërditës një “bombë” e vërtetë, shfaq gjoksin në bikini
« Foto: » Urimi më i bukur Andrrës nuk i erdhi nga Sinani por…
Tre të vdekur në Zvicër, dyshohet për vrasje
« VIDEO: » Përmendet TV21, Labi ia kris vajit live në emision
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.