« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Zef Shoshi ekspozon pikturat e Enver Hoxhës në Prishtinë
ZEFFFF.jpg

Pas Alush Shimës, tashmë një tjetër piktor krijimtaria e së cilit shtrihet më së shumti para viteve 90-të do të ekspozojë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Kosovë.

Eshtë Zef Shofi I cili do të sjellë për publikun, një pjesë të zgjedhur nga krijmitaria e tij mes viteve 1956-2014. Këto vepra vijnë si pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe koleksionit privat të artistit. Zef Shoshi është një nga artistët më në zë të arteve pamore të shekullit të XX në Shqipëri, pjesë e grupit të piktorëve kryesorë të Realizmit Socialist në Shqipëri. Ai është I njohur për tablotë e tij kompozicionale me tema të ndryshme nga historia, nga klasa punëtore dhe bujqësia, tema në mbështetje të propagandës shtetërore komuniste, si dhe një seri tablosh kushtuar figurës së Enver Hoxhës.

Ekspozita do të çelet datë 30 mars 2017, ora 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Prishtinë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 30 mars – 30 prill 2017. Zef Shoshi ka lindur në Tiranë me 19.02.1939. Ka mbaruar me rezultate shumë të mira Liceun Artistik të Tiranës dhe më pas ka vazhduar studimet për katër vite radhazi në Leningrad (St. Peterburg) në Rusi. Është diplomuar në Institutin e Arteve të Tiranës në vitin 1962. Ka marrë pjesë pothuajse në të gjitha manifestimet artistike të vendit dhe ka fituar shumë çmime në pikturë. Në vitin 1979 ka marrë Çmimin e Dytë të Republikës, ndërsa në vitin 1983 ka marrë titullin “Artist i merituar”.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.03.2017, 15:11  | L.E. | 983 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.