Zhurnal - Agjenci e lajmeve

Zhurnal.mk

Rreziku i WhatsApp dhe Telegram, hakohesh me një foto

Fuqia e partive shqiptare u dobësua, por zgjedhjet krijuan rast për kthesë ?!
« LSDM befason: » BE synon të hap bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë (?!)
VMRO-DPMNE me dredhi vazhdon sulmet ndaj Zaevit për platformën shqiptare
Rreziku i WhatsApp dhe Telegram, hakohesh me një foto
WP1.jpg

Mjafton një foto për të hakeruar WhatsApp dhe Telegram, dy çatet popullore që së bashku kalojnë 1 miliardë përdorues.

Virusi është i fshehur në brendësi të një fotoje, “të pafajshme nga pamja”. Në momentin që viktima klikon mbi foton e hakeruar mund ti japë akses të plotë të dhënave të arkivuara të përdoruesit e mund tu dërgojë viruse edhe kontakteve, duke krijuar një rrezik potencial shpërndarjeje.

Ky virus është zbuluar nga studoiuesit e Check Point Software Technologies, që kanë lajmëruar këto dy shoqëri për këtë kërcënim në nivel global.

WhatsApp me mbi një miliardë përdorues është për momentin shërbimi mesazhor më i përhapur në botë. Telegram numëron 100 milionë përdorues mujorë aktivë që dërgopjnë më shumë se 15 miliardë mesazhe në ditë.

Të dyja kanë një sistem sigurie të bazuar në kriptografinë ‘end-to-end’, që do të thotë se mesazhet deshifrohen vetëm nga personat që po komunikojnë dhe nga askush tjetër.

E në fakt është pikërisht ky sistem origjina e këtij virusi, kjo pasi WhatsApp dhe Telegram nuk mund të shohin përmbajtjen dhe janë të paaftë të ndërhyjnë për të ndaluar dërgimin e viruseve në formë mesazhesh.tch

 16.03.2017, 15:13  | L.E. | 243 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.