Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Analistët komentojnë nacionalizmin e butë të LSDM-së dhe të egrin e VMRO-së
Galaxy Tab S3 kushton 600 dollar, në shitje nga data 24 Mars
galaxy.jpg

Muajin e kaluar Samsung prezantoi tabletin me fokus në produktivitet, Galaxy Tab S3. Edhe pse shumica e detajeve u bënë të ditura menjëherë, çmimi dhe disponueshmëria ngelen një enigmë.

Tashmë Samsung konfirmoi se Tab S3 do të kushtojë 600 dollar dhe porositë e para fillojnë më 17 Mars. Kjo kosto nuk ka për tu kaluar lehtë sepse paraardhësi fillonte nga 400 dollar. Kjo linjë i gjen fillesat në 2014-ën ku u prezantua modeli origjinal i familjes.

Gjenerata e tretë vjen me tastierën fizike Pogo dhe mund të blihet veçmas për 130 dollar nga data 24 Mars. Tableti për herë të parë vjen me një dizajn prej metali. Ekrani 9.7 inç karakterizohet nga një rezolucion 2048×1536 piksel.

Çifti i kamerave është 13 megapiksel e pasme dhe 5 megapiksel frontale. Hardueri i brendshëm përbëhet nga Qualcomm Snapdragon 820, 4GB RAM, 32GB memorje të brendshme dhe bateri 6,000 mAh.

Tableti vjen me Android 7.0 Nougat dhe mbështetje për API-në Vulkan.përdoruesit do të gjejnë gjithashtu katër bokse të modifikuar nga Harman dhe që kombinohen automatikisht në varësi të qëndrimit të tabletit për eksperiencën më të mirë të mundshme të zërit.

Galax Tab S3 është në shitje përmes Samsung.com dhe distributorëve të tjerë në mbarë botën nga data 24 Mars. /PCWorld Albanian

 16.03.2017, 16:37  | L.E. | 214 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
Padi penale për 7 persona në lidhje me vrasjen në Matkë
Tuna nuk fton kunatën në 'baby shower'?
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.