Simbolet kombëtare dhe kulturore keqpërdoren nga partitë politike
« Në prag të ramazanit: » Nuk mungon përballja me varfërinë, shpresohet për solidaritet
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
« Analistët për Zhurnal » Jetëgjatësia e Qeverisë Zaev, varet nga zbatimi i programit qeveritar
Aksion i madh i Policisë së Kosovës, kontrollon gjashtëmbëdhjetë lokale në Prizren dhe Gjakovë
policia-kosoves-780x439.jpg

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, në këtë rast Njësitet për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore Prizren dhe Gjakovë së bashku me inspektorët komunal, me qëllim të luftimit të të gjitha formave të trafikimit me qenie njerëzore, sot më 16.03.2017, kanë zbatuar planin operativ “MARSI 2017”, i cili ka rezultuar me kontrollin e disa lokacioneve nën dyshimin e bazuar për ‘trafikim me qenie njerëzore’ .

Në Prizren janë kontrolluar gjithsej 15 lokale të cilat gjenden në hapësirat e objekteve biznesore tek tregu i gjelbër, ku janë hasur duke punuar gjithsej 17 punëtore femra (13 shtetase të Shqipërisë dhe 4 shtetase të Kosovës). Prej tyre dymbëdhjetë (12) lokale janë mbyllur me vendim të Inspektoratit Komunal të KK Prizren, për shkak të parregullsive që janë gjetur. Janë konfiskuar 2 dokumente të shtetaseve të Shqipërisë, të cilat dokumente do t’iu dorëzohen zyrtarëve të Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj. Në stacion policor është shoqëruar një femër së bashku me një fëmijë 7 muajsh e cila është hasur duke punuar në njërin nga lokalet e kontrolluara.  E njëjta është duke u intervistuar dhe në konsultim me prokurorin e shtetit do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm.

Në Gjakovë: NJHTQNJ-Gjakovë, në mbështesje të inspektorëve të tregut, sanitar, të punës dhe të ATK-së, si dhe njësiteve tjera relevante policore, kanë  kontrolluar një lokal në Gjakovë, në të cilin janë legjitimuar gjithsej 4 femra (2 shtetase të Shqipërisë, 1 shtetase e Maqedonisë dhe 1 shtetase e Kosovës). Dy punëtoret shtetase të Shqipërisë pas intervistimit pritet ti dorëzohen Njësitit për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Në mungesë të dokumentacionit lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë në Gjakovë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.03.2017, 16:04  | Z.H. | 720 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
Karakamisheva çmendet pse Zaev ka përfaqësuar Maqedoninë mbrëmë në Bruksel !
Partitë shqiptare me ministritë e njëjta, kryeparlamentari dhe ministri i shëndetësisë janë risi
Mogherini bën bashkë kryeministrat e Ballkanit perendimorë, Zaev shfaqet krah Mustafës
Safetja trondit fansat, shikoni çka thotë për familjen e burrit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.