VMRO godet “radikalin” Ziadin Sela, LR-PDSH: nuk merremi me "kriminel"
VMRO sulmon, por qëndrimet e saj për gjuhën shqipe janë të njëjta me ato të LSDM-së
Hahn: Luhatjet e BE-së ndaj Ballkanit do t’ia hapnin derën Rusisë
Analistët thërrasin për rol aktiv të partive shqiptare
Nisma: Ushtria do të bëhet, Thaçi po mundohet që meritat t’i merr për vete
bajramhasani-a-hgfg-660x375_1489676206-4204215.jpg

Prishtinë, 16 mars - Nisma për Kosovën shprehet e sigurtë se ushtria do të bëhet. Por një gjë e tillë sipas tyre duhet të bëhet pa u prishur raportet me partnerët ndërkombëtarë.

Zyrtarë nga ky subjekt duke e komentuar insistimin e presidentit për ushtrinë pavarësisht qëndrimit të partnerëve ndërkombëtarë, thonë se presidenti Thaçi nuk mund të deklarohet ndryshe pasi sipas tij, ai mundohet që meritat për ushtrinë t’i merr për vete.

Anëtari i kryesisë së këtij subjekti, Bajram Hasani tha për Express se opozita dhe populli i Kosovës i ka dhënë mbështetje krijimit të ushtrisë dhe ajo do të bëhet pa i prishur marrëdhëniet me miqtë amerikan.

“Ushtria e Kosovës do të bëhet. Për aq sa i kam ndjekur deklaratat e ambasadorit Delawie ai asnjëherë nuk ka thënë që ushtria e Kosovës nuk do të mund të bëhet ata e kritikojnë vetëm mënyrën.

Natyrisht se Hashim Thaçi as që mund të thotë ndryshe sepse ai dëshiron që meritat për krijimin e ushtrisë t'i marrë për vete”, tha anëtari i Nismës.

Megjithatë, sa i përket deklaratave të presidentit Thaçi për transformimin e FSK-së në ushtri, Hasani theksoi se ka edhe zbutje të qëndrimit të presidentit për ushtrinë dhe mënyrën se si do të bëhet ajo.

“Gjithashtu nëse keni qenë tē vëmendshëm me deklaratat e Thaçit keni mundur ta vëreni se ja zbutje të qëndrimit dhe thotē se ushtria do tē bëhet gradualisht. Po ashtu mos të harrojmë se ky version është propozuar nga Nisma dhe AAK. Këta e kane sjelle Kosovën në këtë gjendje.

Por ajo çka është e rëndësishme është që Kosova duhet të bëhet me ushtri dhe të kompletohet shtetësia, e kush i merr meritat është fare pak e rëndësishme”, ka thënë ai për Express.

Qeveria ka një muaj afat kohor që ta shqyrtojë projektligjin për FSK-në dhe më pas ta dërgojë në Kuvend që më pasë legjislativi ta nxjerr për votim.

 16.03.2017, 16:04  | Z.H. | 302 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO godet “radikalin” Ziadin Sela, LR-PDSH: nuk merremi me "kriminel"
« Foto: » Motra e Afërditës një “bombë” e vërtetë, shfaq gjoksin në bikini
« Foto: » Urimi më i bukur Andrrës nuk i erdhi nga Sinani por…
Tre të vdekur në Zvicër, dyshohet për vrasje
« VIDEO: » Përmendet TV21, Labi ia kris vajit live në emision
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.