« Analistët për Zhurnal » Pas 100 ditëshit të parë të qeverisë së re, Gruevski do të ketë ulje drastike të reit..
Më 27 prill kishim atentat politik ndaj kërkesave të shqiptarëve, thotë Sela
« Alarm » Rakip Doçi, për banorët e Hasanbegut që po ngulfaten nga mbeturinat, i "shurdhur"..!
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
Përfaqësimi i shqiptarëve 19,3 për qind në administratë
testi-per-administraten-620x457.jpg

Shkup. 16 mars - Në 1300 institucione të sektorit publik ka rreth 130 mijë të punësuar. Megjithatë askush nuk e din saktë se sa persona marrin rrogë ose honorarë nga shteti pasi në këtë numër nuk përfshihen zyrtarët, të punësuarit në kompani me pronësi shtetërore si dhe qytetarët e angazhuar me kontratë në vepër. Më shumë të punësuar ka në veprimtarinë e arsimit dhe shëndetësisë. Profesori Borçe Davitkovski thotë se sipas standardeve botërore, Maqedonia ka administratë të stërngakruar, transmeton Zhurnal.

  “Ne patjetër ta dimensionojmë. Për ta dimensionuar patjetër duhet t’i shohim shifrat, ku kemi tepricë dhe ku mund të ristrukturohet. Ajo që është tepricë të shkojë atje ku ka mungesë apo thjeshtë të ketë largime. Kjo është reformë e duhur – tha profesor universitar, Borçe Davitkovski.

Ndryshe numri i shqiptarëve në administratë është 21.279 ose çdo i pesti në sektorin publik është shqiptar. Përqindja sillet varësisht nga institucioni dhe sektori. Ministrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska Tomovska mban qëndrimin se trendi është pozitiv she se përfaqësimi i drejtë çdo vit po rritet.

 Rreth 70% nga të punësuarit e përgjithshëm vitin e kaluar kanë qenë shqiptar. Me kalimin e viteve ky trend shënon rritje. Prej vitit 2007 e këtej kemi bërë edhe analiza. Pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar kanë qenë rreth 10%, ndërsa tani janë 20%” – tha Marta Arsovska Tomovska, ministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës

Arsovska Tomovska pohon se në mënyrë intensive po punohet në tejkalimin e problemit me 1743 nëpunës shtetëror të punësuar përmes SIMO-s, që merrnin rroga, por nuk ishin të sistemuar nëpër vendet e punë. Rreth 1000 prej tyre tashmë kanë angazhim konkret. Mosha mesatare e të punësuarve në sektorin publik është 45 vjet. 54% janë gra ndërsa 46% bura.

Numri i të punësuarve sipas veprimtarisë

Arsim 34.708

Shëndetësi 19.991

MPB 11.689

Punë komunale 10.065

Pushteti lokal 5.917

Përfaqësimi i shqiptarëve

Arsim 26%

Administratë 25%

Shëndetësi 13%

Gjyqësor 13%

Kulturë 9%

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.03.2017, 18:11  | R.ZH | 432 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
Kush është ministri i ri i Brendshëm, 48 vjeçari Dritan Demiraj
« Publikohet video e re: » Deputetët e VMRO-DPMNE-së Vasilevski dhe Mukoski hapën dyert e Kuvendit
PSP shpalosi tre raste të reja, zbulon mashtrime dhe dëm të buxhetit shtetëror deri më 170 milion euro
Micov i kalon gjitha kufijtë, kërkon 27 prilli të shënohet si festë shtetërore sepse është rrahur Sela !
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.