Agjencia “Zhurnal” ua uron festën e Fitër Bajramit
Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Thaçi: Serbia nuk ka prona në Kosovë
Hashim_Thaci_007.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot mori pjesë në një debat të hapur me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërinë civile në fshatin Çagllavicë afër komunës së Prishtinës, ku u diskutua për transformimin e FSK-së, themelimin e komunave me shumicë serbe, si dhe për çështjen e pronave në territorin e Kosovës.Thaçi gjatë fjalimit të tij foli për vendimin e Qeverisë së Kosovës, që të gjitha patundshmëritë që ishin në emër të ish-Republikës Socialiste të Serbisë që ndodhen në Kosovë, të regjistrohen si prona të Kosovës. Duke theksuar se Serbia nuk ka juridiksion në Republikën e Kosovës, ai tha se deklaratat e kryeministrit të Serbisë lidhur me këtë çështje janë fushatë elektorale.

“Serbia nuk ka prona në Kosovë. Prona publike është pronë e shtetit të Kosovës. Kosova ka qenë pjesë e Federatës Jugosllave, e cila u shpërbë. Serbia nuk është trashëgimtare e Jugosllavisë, Serbia është një nga shtetet e rajonit. Prandaj edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës është i drejtë, ligjor, kushtetues dhe legal”, tha Thaçi.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së themelimit të asociacionit të komunave me shumicë Serbe, presidenti i Koosvës tha se nuk ka asnjë pengesë për këtë themelim, përveç asaj të bojkotimit përfaqësuesve të Listës Serbe.

“Më lejoni që këtu të bëj thirrje edhe një herë përfaqësuesve politik të qytetarëve serb të Kosovës që të kthen në institucionet e Kosovës. Interesat e qytetarëve që u kanë dhënë votën më së mirë mbrohen dhe afirmohen duke marrë pjesë në punën e institucioneve e jo duke i bojkotuar ato. Ndoshta është interes i Serbisë që të mbajë jashtë institucioneve të Kosovës përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, por kjo definitivisht nuk është në vet interes të qytetarëve serb në Kosovë”, tha Thaçi.

Kurse lidhur me çështjen e transformimit të FSK-së, Thaçi ritheksoi se duhet bërë dallimi i komunitetit serb në Kosovë dhe të interesit të Serbisë. Ai këtu u shpreh se në bisedë me njërin prej deputetëve të Listës Serbe ka marrë përgjigjen se kërcënimi nga Beogradi ndaj deputetëve të kësaj liste për mos aprovimin e transformimit është më i madh se sa ai në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“FSK edhe sot në praktikë është ushtri e Kosovës, sepse është e armatosur, mirëpo ne e kemi për detyrë që edhe me dejure ta bëjmë ushtrinë sepse vetëm në këtë mënyrë mund të fillojë procesi zyrtar e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Ajo çfarë është e rëndësishme është fakti se FSK sot dhe nesër si ushtri është forcë multietnike, profesionale e standardeve të NATO-s, në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim përkatësie”, tha Thaçi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.03.2017, 18:56  | R.ZH | 650 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komunës së Sarajit, kërcënohet me jetë drejtori i Agjencise Zhurnal!
« Përditësuar » Vrasje e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Ilir Shaqiri braktis muzikën?! (Video)
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.