« OPINION » BDI e VMRO në prag të shkurorëzimit, ngucen, fjalosen, sulmohen...
Mungesa e mandatit bllokon negociatat e LSDM, BDI e LR-PDSH për program të qeverisë
Ashpërsohen sulmet e VMRO-DPMNE ndaj GJUHËS SHQIPE dhe Zaevit
« Konfirmohet lajmi i Zhurnal-it » Lëvizja BESA: Tërhiqemi nga kandidatura për kryeparlamentar
Chrome rrit efikasitetin e konsumit të energjisë me versionin 57 të shfletuesit
CHROME.jpg

Google do të përmirësojë jetëgjatësinë e baterisë në Chrome edhe njëherë tjetër me versionin 57 të shfletuesit i cili filloi të dërgohej tek përdoruesit javën e kaluar.

Duke filluar nga ky version, shfletuesit do të kufizojë numrin e funksioneve të JavaScript kur një tab nuk është në fokusin e përdoruesit.

Me fjalë të tjera aktiviteti në sfond i tabeve tjera do të ulet ndjeshëm. Përjashtohet nga ky kufizim ato sajte të cilat po luajnë n jë përmbajtje që vë në funksion WebRTC ose Web Sockets.

Këto standarte do të vijojnë të operojnë normalisht në mënyrë që eksperienca e përdoruesit të mos kompromentohet. Sipas Google tabet në sfond mund të konsumojmë deri në 1/3-tën e energjisë së shpenzuar nga shfletuesi.

Politikat e reja të kufizimit do ti garantojnë përdoruesve mesatar deri në 25% më pak tabet të mbingarkuara. Kjo jo vetëm që ul konsumin por edhe ngarkesën e procesorit që do të thotë eksperiencë më fluide.

Në vitet e fundit kemi vënë re një tendencë të qartë drejt uljes së konsumit nga shfletuesit. Në 9 muajt e fundit Microsoft dhe Google shpeshherë publikonin krahasime të konsumit të energjisë nga shfletuesit e tyre.

Microsoft thoshte se Edge është 70% më efikas se Chrome në Windows 10. Ndërsa Chrome thoshte se versioni 53 është më mirë sesa Edge në këtë aspekt. /PCWorld Albanian

 16.03.2017, 09:53  | L.E. | 200 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.