« Analistët për Zhurnal » Pas 100 ditëshit të parë të qeverisë së re, Gruevski do të ketë ulje drastike të reit..
Më 27 prill kishim atentat politik ndaj kërkesave të shqiptarëve, thotë Sela
« Alarm » Rakip Doçi, për banorët e Hasanbegut që po ngulfaten nga mbeturinat, i "shurdhur"..!
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
Adrian Paci dhe kujdestarët e tij, në ekspozitë në Milano të Italisë
adi_2.jpg
Loading...

Videoja “Rasha” tregon historinë e një gruaje që së fundmi ka ardhur nga Siria për në Itali.

Kompleksi muzeal “Chiostri di Sant Eustorgio” në Milano të Italisë në fund të këtij muaji vjen në palmën e dorës së artistit shqiptar Adrian Paci.

Paci do të hapë kësisoj ekspozitën e tij personale – “The Guardians”.

Nga data 28 mars e deri me 25 qershor të këtij viti, ndërtesa me rëndësi historike si Arch Hall e Muzeut Dioqezian apo Varrezat Early Christian do të mbushen me fotografi, skulptura e mozaikë të artistit shqiptar.

Në një prej lokacioneve do të realizohet “Takimi”, një performancë e Pacit ku ai ulet në një karrige në mes të një sheshi dhe njerëzit parakalojnë dhe e përshëndesin, shkruan KultPlus.com

Dy punët tjera “Klodi” dhe “Brothers” po ashtu janë pjesë e kësaj ekspozite personale por me përmasa të mëdha të Pacit në qytetin italian.

Puna artistike kryesore e ekspozitës mban të njëjtin emër – “The Guardians”, ku fokus mbetet një varrezë katolike e braktisur që nga koha e regjimit, ku fëmijët paguhen për ta mbajtur mirë dhe “të jetësuar”. Vitaliteti i tyre i jep poetikë punës dhe lajmëron ri-lindjen e shtetit, duke sjellë në paralel fatin tonë mes lindjes e vdekjes.

Videoja “Rasha” tregon historinë e një gruaje që së fundmi ka ardhur nga Siria për në Itali.

Paci ka lindur në Shkodër në vitin 1969 ndërsa ka ekspozuar në Paris, Milano, Tel Aviv, Nju Jork e shtete tjera.  / KultPlus.com 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 10:22  | L.E. | 270 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
Kush është ministri i ri i Brendshëm, 48 vjeçari Dritan Demiraj
« Publikohet video e re: » Deputetët e VMRO-DPMNE-së Vasilevski dhe Mukoski hapën dyert e Kuvendit
PSP shpalosi tre raste të reja, zbulon mashtrime dhe dëm të buxhetit shtetëror deri më 170 milion euro
Micov i kalon gjitha kufijtë, kërkon 27 prilli të shënohet si festë shtetërore sepse është rrahur Sela !
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.