Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
Gruevski: Qeveria gabon nëse e ndryshon politikën tatimore
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomati..
« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
"Enver Hoxha kishte një urrejtje të veçantë ndaj katolikëve"
env.jpg
Loading...

Në Tiranë u mbajt një konferencë për të përkujtuar 50-vjetorin e fillimit të prishjes së objekteve të kultit në Shqipëri, nga ana e regjimit komunist, organizuar nga kryedioqeza e Tiranë-Durrësit.

Përkujtimi i këtij përvjetori – thuhet në njoftimin e Kryedioqezës – ka si qëllim të kujtojë se çfarë ka ndodhur, jo aq shumë për të mbetur të ngujuar në të kaluarën, se sa për të ndërtuar të ardhmen në një shoqëri të lirë dhe demokratike në të cilën religjionet kanë një rol pozitiv.
Nën moderimin e gazetarit Alfred Lela, ky përkujtim u hap me një fjalë përshëndetëse nga Imzot Gjergj Frendo, Arqipeshkëv i Tiranë – Durrësit. Pastaj u bë shfaqja e dokumentarit televiziv “Viti i mallkuar 67’” i Top Media-s me autorë Genta Popën dhe Dash Kaloçin, të cilët e prezantuan vetë këtë dokumentar.

Më pas folën Blendi Fevziu dhe Aljula Jubani. Gazetari i “TV Klanit”, Blendi Fevziu dha një këndvështrim personal rreth ndalimit të fesë në Shqipëri në mënyrë të veçantë u përqendrua në raportin e Enver Hoxhës me Dom Shtjefën Kurtin dhe Nënë Terezën.

Profesoresha Jubani u ndal në pasojat morale dhe shpirtërore që pati për shoqërinë shqiptare ndalimi i fesë. Në vazhdim, po sjellim fjalën e kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit, imzot Gjergj Frendo-s

Pjesë nga fjalimi i Imzot Gjergj Frendo: KARL MARX, ENVER HOXHA DHE BESIMI

***

Kjo do të thotë se Enver Hoxha, i cili gjithmonë mburrej se ndiqte politikën Marxiste-Leniniste, në politikën e tij rreth besimit shkoi shumë e shumë përtej qendrimit të Leninit. Dhe fatkeqësisht, Hoxha u mbyll hermetikisht jo vetëm ndaj botës perendimore, por edhe ndaj vetë mendimit komunist. Për të, mendimi komunist mori fund me Stalinin. Po të kishte lexuar, për shembull, shkrimet e marxistëve si Ernst Bloch (për të cilin besimi nuk është opiumi i popullit), ose si Roger Garaudy (shumë i hapur për dialogun me të krishterët), ndoshta do të kishte marrë një qendrim shumë më të arsyeshëm ndaj besimeve.

Çdo besim, për Hoxhën, është helm per shoqërinë. Por ai ka treguar nje urrejtje shumë të veçantë ndaj katolikëve. Ja fjalët e tij në një kongres: “Hierarkët katolikë ishin njërëz pa atdhe… Subvencionet e tyre, rrogat e çdo gjë tjetër dilnin nga grabitja që u bëhej besimtarëve në forma dhuratash e deri në detyrimin me forcë të besimtarëve për t’i lënë trashëgim kishës pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme. Të gjithë hierarkët e kishës katolike, nga më kryesori deri të xhakoi e te famullitari, ishin të mësuar, të shkolluar me shkollë teologjike, me disiplinë të hekurt, me metodat dhe dredhitë e shtypjes së vullnetit të njerëzve me frikën e zotit, të Krishtit dhe të apostujve.

Besimtarët katolikë duhej të ishin në duart e kishës perinde ac cadaver (lat.: edhe si kufoma)…. Kisha katolike dhe hierarkia e saj ishin në kulm obskurantiste, konservatore, si dhe të adaptueshme e të përkulshme kur ua donte puna, por gjithmonë në alenacë më regjimin reaksionarë…. Vetëm regjimi ynë i diktaturës së proletariatit i dha fund veprimtarisë keqbërëse, reaksionare e kolaboracioniste të kishës katolike…. Kjo ishte gjendja në hierarkinë e fesë katolike dhe në bësimtarët para Konferencës së Pezës. Priftërinjtë e mëdhenj ishin agjenturë e dyfishtë – e Vatikanit dhe e pushtuesve italian.”

Së fundi dëshiroj të theksoj rolin e besimit për rendin në shoqëri. U referohem dy pohimeve të dy personave shumë të njohur: Voltaire dhe Dostojevski. Voltaire tha: “Dua që avokati im, rrobaqepësi im, shërbëtorët e mi, madje dhe gruaja ime, të besojnë në Zotin. Nëse ata bëjnë këtë, do të më mashtrojnë e do të më vjedhin më pak.” Ndërsa Dostojevski tha: “Nëse Zoti nuk do të ekzistonte, gjithçka do të ishte e lejueshme.”

Ndoshta jo të gjithë janë dakord me Dostojevskin. Në fakt ka filozofë të cilët thonë se themeli i sjelljes morale është i pavarur nga besimi në ekzistencën e Zotit. Ndoshta për më shumë, nuk janë dakord me Voltaire-in, pasi në pohimin e tij gjejmë një shëmbull tipik të manipulimit të fesë. Me të drejtë Gordon Allport ka bërë dallimin ndërmjet praktikës së pjekur dhe praktikës së papjekur të fesë. Njeriu i pjekur për nga pikpamja e fesë ështe ai që me vërtetësi i shërben Zotit; ndërsa njeriu i papjekur është ai që përpiqet të shërbehet nga Zoti. Në këtë rast kemi të bëjmë me një manipulim të fesë dhe të besimit fetar. Megjithatë besoj se kishte të drejtë Papa Pali VI kur thonte, në Enciklikën Populorum Progressio: “Njeriu mund ta ndërtojë botën pa Zotin, por në këtë rast do ta ndërtonte për shkatërrimin e vet”.

Personalisht jam i bindur se edukimi fetar (ose edukimi në fe) luan një rol të rëndësishëm për një rend të mirë në shoqëri. Nuk mrekullohemi nëse në një dokument të shekullit të dytë, dhe pikërisht në Letrën drejtuar Diognetit, në një përshkrim të mrekullueshëm të jetës së të krishterëve, lexojmë: “Të krishterët nuk dallohen nga të tjerët as nga territori, as nga gjuha, as nga zakonet e jetës …. Madje as në veshje, në ushqim e në pjesën tjetër apo nga zakonet e vendit …. Megjithatë ata vendosin një formë jete të mrekullueshme …. U binden ligjeve të vendosura, por me mënyrën e tyre të jetesës janë më superiorë nga ligji”.

Shën Pali u thotë Romakëve (13, 7): “Jepni gjithkujt çka i përket: tatimtarit tatimin, doganierit doganën, atij që është për t’u druajtur drojën, atij që është për nderim nderimin”. Duke komentuar këtë tekst, shën Toma vëren: “Ai që do dikë, lirisht dhe me kënaqësi i jep çka i duhet, madje edhe më shumë” (Contra Gentiles 3, 128). Në dëshmitë e Martirëve Shilitanë (Acta Proconsularia, në vitin 180) lexojmë se ata ishin qytetarë që u bindeshin ligjëve dhe paguanin tatimet; dhe këtë e thanë duke patur parasysh fjalët e sipërmendura të Palit. Speratus, udhëheqësi i grupit, tha: “Nuk kam vjedhur, dhe i paguaj tatimet…” Dhe kur e pyetën: “Çfarë ke në qese?” ai përgjigjet: “Librat dhe letrat e Palit, një burrë i drejtë”.

Çdo besim i vërtetë ka jo vetëm një dimension personal, por edhe një dimension shoqëror, domethënë angazhon anëtarët për të mirën e përbashkët. Ja pse Ernst Block, Roger Garaudy, dhe disa komunistë të tjerë si Lombardo Radice dhe Togliatti janë shkëputur nga doktrina e Marx-it dhe e Lenin-it, që besimi është opiumi i popullit. Madje, sipas Ernst Bloch, besimi është shprehja e aspiratave që janë në thelbin e zemrës së njeriut. Sipas tij, besimi i ngre në qiell ëndrrat më të mira të njeriut: ëndrrat për një botë më të denjë për njeriun”./ Imzot Gjergj Frendo/ KultPlus.com 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 10:05  | L.E. | 2,395 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Morena do t’ju çmendë me këtë foto nga pishina (Foto)
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.