« Analistët për Zhurnal » Pas 100 ditëshit të parë të qeverisë së re, Gruevski do të ketë ulje drastike të reit..
Më 27 prill kishim atentat politik ndaj kërkesave të shqiptarëve, thotë Sela
« Alarm » Rakip Doçi, për banorët e Hasanbegut që po ngulfaten nga mbeturinat, i "shurdhur"..!
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
Eqrem Bashës iu dorëzua Çmimi "Azem Shkreli"
azem.jpg
Loading...

Laureatëve të sivjetshëm për Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe për Çmimet Vjetore për Letërsi sot ua janë dorëzuar çmimet. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit -Kujtim Shala, pas vlerësimit të jurisë profesionale ua dorëzoi ato, raporton KultPlus.

Shkrimtari Eqrem Basha është fituesi i Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”, me vlerë monetare 5 mijë euro.

“Çmimi që po më ndahet sot më bën të ndihem më të vërtetë mirë pasi mbanë emrin e shkrimtarit të madh që e kemi çmuar dhe e çmojmë të gjithë me vlerat e patjetërsueshme të jetës së tij. Çmimet e rëndësishme si ky në mesin tonë janë më prestigjioze dhe sikur të heqin mëdyshjet që ka çdo krijues, druajtjet dhe dyshimet se sa të efektshme kane qenë dhe janë përpjekjet për të gjetur lidhjet më të afërta me lexuesin, me studiuesin, me ata që e vlerësojnë letërsinë sepse përtej vetmisë krijuese është i pashmangshëm shoqërimi në distancë me ata që na lexojnë dhe përgjojnë vuajtjet dhe lumturitë tona” u shpreh laureati i çmimit “Azem Shkreli”.

Basha tha në këtë ceremoni se i takon një brezi që ka kaluar nëpër kthesa e thyerje të vështira, si një pjesë e mirë e shqiptarëve dhe mbase për këtë shkak, për shkak të rrugës së depërtimit dhe nxjerrjes në dritë të veprave për të mbajtur kontakt me atë që krijohet në botë, është më e vështirë të pranohet e kuptohet diskursi i krizës së vlerave, krizës së librit e leximit.

 

Gëzim Aliu

Çmimi për veprën letrare më të mirë kritike letrare, eseistikë “Ibrahim Rugova”, i është ndarë Gëzim Aliut për studimin “Romanet e Ismail Kadaresë, 1963 – 1990, retorika e tekstit dhe narracionit”. Çmimi për veprën letrare më të mirë për fëmijë “Vehbi Kikaj” autores Fatmire Duraku për prozën “Dea dhe kërriçi i vetmuar”. Kurse çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” i është ndarë shkrimtares Majlinda Bregasi për romanin “Ikje”.

 


Demë Topalli

Çmimi për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe ose anasjelltas “Pjetër Bogdani” për përkthimin e romanit “Të vdesësh në pranverë” të Ralf Rothman i është ndarë Arben Atashit. Secili nga çmimet do të shpërblen me vlerë monetare nga 2,500 euro.

Çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” u është ndarë autorëve Demë Topalli për veprën “Sytë që dinë me pa” dhe Abdullah Zeneli për “Vetmia e mermertë”. Të dy autorët do të shpërblehen me vlerë monetare nga 1,250 euro.

 

Fatmire Duraku

Juria Profesionale ka qenë e përbërë nga Anton Berishaj – kryetar, Musa Ramadani, Nerimane Kamberi, Xhevat Sylaj dhe Agron Y. Gashi – anëtarë. Ceremonia për ndarjen e Çmimeve Vjetore për letërsi, e paralajmëruar për datën 17 shkurt, ishte anuluar për shkak të agjendës shtetërore për organizimin e Pavarësisë së Kosovës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 11:29  | L.E. | 243 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Publikohen fotografi të reja duke tërhequr zvarrë Selën në natën e 27 prillit
Kush është ministri i ri i Brendshëm, 48 vjeçari Dritan Demiraj
« Publikohet video e re: » Deputetët e VMRO-DPMNE-së Vasilevski dhe Mukoski hapën dyert e Kuvendit
PSP shpalosi tre raste të reja, zbulon mashtrime dhe dëm të buxhetit shtetëror deri më 170 milion euro
Micov i kalon gjitha kufijtë, kërkon 27 prilli të shënohet si festë shtetërore sepse është rrahur Sela !
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.