Sqarim ndaj reagimit të Komunës Saraj ndaj Agjencisë së Lajmeve Zhurnal
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, po..
Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme
« Analistët » Fitorja e Edi Ramës "shpresë" edhe për shqiptarët e Maqedonisë
Çmimet e Shkencës: Ironia me Çabejn, garë dhe para pa iu botuar vepra
cmimet.jpg
Loading...

Juria e çmimeve shkencore kombëtare të Akademisë së Shkencave dje, ka shpallur nominimet e autorëve që janë përzgjedhur për çmimin shkencor “Eqrem Çabej” në shkenca shoqërore dhe “Radovica” për shkencat natyrore. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, tha se vlera monetare e dy çmimeve të para është 1 milion lekë dhe për studiuesit e rinj 500 mijë lekë. Për ironi, vepra e Çabejt ka mbetur prej dy dekadash pa botuar e plotë, ja si çështje fondesh, ja si mungesë vullneti…

Studiuesit e shkencëtarët që pretendojnë të marrin çmimin “Çabej” me veprën shoqërore -albanologjike do ishte mirë të refuzonin nëse nuk e dinë mund të marrin para, mbi një emër të cilit nuk i është botuar ende vepra e plotë. Po bëhen gati dy dekada që Akademia e Shkencave zvarrit botimin e plotë të kolanës së gjuhëtarit Eqrem Çabej. Në jubile, vitin që shkoi nga Akademia e Shkencave u tha se ishte gati vepra e plotë e studimeve etimologjike të gjuhëtarit Eqrem Çabej. Kryetarja e Seksionit Akademik, Floresha Dado, pati bërë me dije se kishin planifikuar të organizonin promovimin e veprës së plotë të Çabejt në Akademi, bashkë me vendosjen e bustit të gjuhëtarit, se ishte në proces…por nuk ndodhi. Seksioni i Shkencave Shoqërore Albanologjike përcolli për gazetën MAPO, se ka përfunduar përgatitja e shtatë vëllimeve të veprës së Eqrem Çabejt, ndonëse kolona ka qenë zvarritur për probleme gjithnjë teknike, siç ishte edhe rasti i vëllimit V.

Por, në paradoks, prej një viti nga Akademia e Shkencave u gatuan për herë të parë çmimet shkencore me emrin e gjuhëtarit Eqrem Çabej, te pjesa më e rëndësishme që lidhet me albanologjinë dhe shkencat shoqërore duke lënë në mes të parealizuar misionin e tyre fillestar. Studiuesi të cilit nuk i janë botuar veprat studimore të plota, kalon në një nderim për veprat e përfunduara të të tjerëve. Në këtë ironi, dje, Akademia e Shkencave ka ngushtuar listën nga 50 studiues të publikuar në garë, me emrat e nominuar për çmimin e gjuhëtarit në fushë të shkencave shoqërore-albanologjike, bashkë me emrat nominues çmimin shkencor kombëtar vjetor “Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike.

“E menduam se ishim të vonuar për vlerësimin e studiuesve në gjithë shtrirjen mbarëshqiptare. Kjo vlerë ka qenë vazhdimisht në harresë”, ka thënë kreu i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, ndërsa detyra e tij parësore, së paku sa ka mandatin duhej të lidhej me botimin e veprave të plota të Çabejt.

Çmimi shkencor për “Kërkuesi i më i suksesshëm” në shkencat albanologjike, ku janë përfshirë edhe autorë të huaj; për çmimin Shkencor “Eqrem Çabej” ka një përfshirje më të gjerë, me autorë nga Kosova e Maqedonia, diaspora dhe të huaj ku nga lista e gjatë e pak javëve më parë janë selektuar katër vepra: “Fjalëtore shqip-gërqisht gërqisht-shqip”, Dhori Qirjazi; “Zhvillime të mjeteve gramatikore të shqipes”, Ethem Likaj; “Mitet e historiografisë arbëreshe”, Matteo Mandalà; “Arbërit e Jonit”, Pëllumb Xhufi.

Të nominuara për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike, janë tri vepra: “Ujërat termale dhe minerale të Shqipërisë”, Alfred Frashëri, Romeo Eftimi; “Bazat dhe metoda klinike e trajtimit të dhimbjes fantomë”, Apostol Vaso; “Polimorfizmi gjenetik i sistemit HLA në popullatën shqiptare dhe roli i markuesve imunologjikë dhe imunëgjenetikë në realizimin e transplanteve dhe diagnozën e sëmundjeve autoimune”, Genc Sulçebe; “Pasuritë ujore të Shqipërisë”, Niko Pano.

Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm, në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike, janë selektuar tri vepra: “Katërungjillëshi i dekoruar i Korçës”, Andi Rëmbeci, Sokol Çunga; “Arbërorët” (ndërmjet kishës perëndimore dhe asaj lindore gjatë shek. XI-XV), Gjon Berisha; si dhe “Antropologji e Kanunit”, Nebi Bardhoshi.

Një seksion më vetë është krijuar me të nominuar për çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm, në fushën e shkencave natyrore-teknike, ku janë përzgjedhur këto: “Integrating antimicrobial therapy with host immunity to fight drug-resistant Infections: Classical vs Adaptive treatment”, Erida Gjini; “Molecular Evolution of Pyroglutamylated RFamide peptide and Orphan G Protein Coupled Receptor”, Rigers Bakiu. Kryetari i Akademisë së Shkencave, Myzafer Korkuti, tha se vlera monetare e dy çmimeve të para është 1 milion lekë dhe për studiuesit e rinj 500 mijë lekë. Por, këto çmime vijnë në një moment për të menduar impaktin e tyre në fushat respektive, pas shqetësimit të vazhdueshëm se çfarë roli kanë akademikët, pse ka qenë e zhytur në letargjinë e dy dekadave, i konsideruar një institucion i atrofizuar gati në rrënim…Botimet gjithnjë dyshuese mbi vlerë abuzimesh me fonde publike, dhe orientime politike duke lënë në mes shumë punë që duhej ishin kryer në dekadën e parë pas rënies së komunizmit, së paku te historiografia. Pse Çabej ka mbetur në sirtar, dhe kalon në një histori kalvari, tani rëndohet duke përdorur emrin e tij për vepra të reja, pa përfunduar kolanën që ka lënë trashëgimi gjuhëtari! Emri i Çabejt nuk duhej të ndalej në këtë stacion, para nderimit të veprës së tij. V.M

Për shpalljen e të nominuarve të Çmimeve Shkencore Kombëtare Vjetore (2016), që akordohen nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë:

  1. Të nominuara për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Çabej”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike, janë këto vepra:
  2. “Fjalëtore shqip-gërqisht gërqisht-shqip”, Dhori Qirjazi
  3. “Zhvillime të mjeteve gramatikore të shqipes”, Ethem Likaj
  4. “Mitet e historiografisë arbëreshe”, Matteo Mandalà
  5. “Arbërit e Jonit”, Pëllumb Xhufi
  6. Të nominuara për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike, janë këto vepra:
  7. “Ujërat termale dhe minerale të Shqipërisë”, Alfred Frashëri, Romeo Eftimi
  8. “Bazat dhe metoda klinike e trajtimit të dhimbjes fantomë”, Apostol Vaso
  9. “Polimorfizmi gjenetik i sistemit HLA në popullatën shqiptare dhe roli i markuesve imunologjikë dhe imunëgjenetikë në realizimin e transplanteve dhe diagnozën e sëmundjeve autoimune”, Genc Sulçebe
  10. “Pasuritë ujore të Shqipërisë”, Niko Pano

III. Të nominuara për Çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm, në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike, janë këto vepra:

  1. “Katërungjillëshi i dekoruar i Korçës”, Andi Rëmbeci, Sokol Çunga
  2. “Arbërorët” (ndërmjet kishës perëndimore dhe asaj lindore gjatë shek. XI-XV), Gjon Berisha
  3. “Antropologji e Kanunit”, Nebi Bardhoshi
  4. Të nominuara për Çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm, në fushën e shkencave natyrore-teknike, janë këto vepra:
  5. “Integrating antimicrobial therapy with host immunity to fight drug-resistant Infections: Classical vs Adaptive treatment”, Erida Gjini
  6. “Molecular Evolution of Pyroglutamylated RFamide peptide and Orphan G Protein Coupled Receptor”, Rigers Bakiu
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 12:46  | L.E. | 394 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« EKSKLUZIVE » Zhurnal mëson emrat e Sekretarëve Shtetërorë të BDI-së
« EKSKLUZIVE » Zulfi Adili - Qufa emërohet Sekretarë shtetërorë në Drejtësi
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, posaqërisht liderit të BDI-së, z.Ali Ahmetit
Ky është personi që ia ndryshoi jetën Big Mamës (Foto)
Fundi i “Fate të Kryqëzuara” kjo foto po "çmend" rrjetin, a e dini arsyen?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.