« BE demanton LSDM-në: » Nuk ka bisedime anëtarësimi për Maqedoni pa plotësim kushtesh
Dy shtete të Ballkanit në prag të shkatërrimit, alarmon përsëri sllovaku
« E freskuar » Lëvizja Besa nuk i lëshon rrugë BDI-së për postin e Krye-parlamentarit
VMRO-DPMNE po gënjen për platformën shqiptare, thotë LSDM
Ruçi: Opozita po bën përpjekje për destabilitet si në 1997!
ruci-gramoz-655x330.jpg

Tiranë, 17 mars - Në Shqipëri maxhoranca e majtë po shpreh shqetësimin se opozita e djathtë po synon të krijojë në vend një krizë poltike të ngjashme me atë të vitit 1997, ku vendi njohu trazira të dhunshme civile. Numri dy i socialistëve Gramoz Ruçi tha të premten se opozita po bën përpjekje për destabilitet.

“Pas një muaji duhet të zgjidhet presidenti, por ka nga ata që nuk e duan këtë dhe kjo është fillimi i një krize. U hodh mbrëmë nga cadra, teza që të mos ketë zgjedhje, kjo domethënë që në muajin Shtator t’i mbarojë mandati parlamentit aktual. Kjo do të thotë që Shqipëria të ngelet pa parlament, pa qeveri dhe kjo është kriza” tha zoti Ruçi. “Kjo që po ndodh tani është përpjekje për destabilitet. Ne e kemi provuar destabilitetin në vitin 1997, në kohën e piramidave etj” kujtoi ai. “Pushtetin ta jep elektorati. Eshtë koha që të votojmë për zgjedhjen më të mirët dhe jo sipas oreksit të partive” tha zoti Ruçi.

Komentet e tij zoti Ruçi i bëri gjatë një aktiviteti në Njësinsë Administrative Portëz në Bashkinë e Fierit ku 501 persona kanë marrë sot në dorë lejet e legalizimit për shtëpitë e tyre. Banorët që morën çertifikatat e pronësisë për objektet e deklaruara pa leje, kanë shprehur vlerësimin dhe falenderimin për qeverinë shqiptare që mbajti këtë premtim.

 17.03.2017, 13:23  | Xh.I. | 341 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.