« EDITORIAL » A duhet pos VMRO-DPMNE `Catharsis` sipas A. Grubit edhe në BDI, LSDM e PDSH ?
Pse BDI, Besa dhe Aleanca nuk i drejtohen Gjykatës Kushtetuese ndaj Ivanovit ?
« Zhurnal mëson: » Shtetet e BE-së të përçara për sanksione ndaj Maqedonisë
LSDM, BDI e Lëvizja Besa ende pa pajtim për kryeparlamentarin
Dogana konfiskon mallra në vlerë 30 mijë euro
11-10-780x439.jpg

Prishtinë, 17 mars - Njësit e Doganës së Kosovës mbrëmë kanë filluar një aksion në Prishtinë, ku janë kontrolluar 8 lokacione dhe janë sekuestruar 17 aparate të palicencuar për lojëra fati, 21 shtëpiza PC për lojëra të ndaluar KENO dhe Racing DOGS, 1 tavoline pokeri.

Sipas Doganës, mbrëmë rreth orës 22:00 ka filluar një aksion i gjerë nga njësit e Doganës ku janë bastisur disa lokacione në Prishtinë.

“Në pesë nga tetë lokacionet e kontrolluara janë hapur me forcë sipas urdhëresës së gjykatësit të procedurës paraprake ku janë sekuestruar 9 aparate për lojëra fati të pa licencuar, shtëpiza PC për lojëra KENO 10 copë. Vlera e mallrave të sekuestruara gjate këtij operacioni është rreth 30,000.00 €. Të gjithë aparatet e sekuestruar janë pa numra serik dhe dyshohet se janë të kontrabanduar. Të gjitha lokalet e kontrolluara kanë qenë pa mbishkrim dhe të kamufluara me xhama të errësuar, thuhet në komunikatë.

Gjatë vitit 2017 Dogana e Kosovës gjatë ushtrimit të kontrollit në lokacione të ndryshme ka arritur që të sekuestroj afro 100 aparate të palicencuar të lojërave të fatit dhe ka identifikuar afërsisht 70 pika basti të pa licencuara.

 17.03.2017, 13:28  | Xh.I. | 257 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.