Kërkesa e Zaevit ndaj Xhaferit ndihmon raportet Qeveri-Parlament
« Destani lojtarëve të tij » Të gjithë presin të kënaqen e krenohen me ju, nderoni shqiptarët
Replikat dhe kundër-replikat e VMRO-DPMNE-së, strategji e mirëkoordinuar
BESA e LR-PDSH për Zhurnal tregojnë se kur do t'i publikojnë kandidatët për kryekomun..
NATO do të shqyrtojë përkushtimin për FSK-në, nëse mandati i saj ndryshon
31280030604_b2e6dc5f8c_o-650x341.jpg

Prishtinë, 17 mars - Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Giovanni Fungo, ka deklaruar se NATO mbështet zhvillimin e FSK-së në pajtim më mandatin e tyre aktual, ndërsa ka tërhequr vërejtjen se nëse mandati i FSK-së evaluon, atëherë Aleanca Veri-Atlantike do të shqyrtojë nivelin e përkushtimit ndaj kësaj force në ndërtimin e kapaciteteve.

Ai në një intervistë për European Western Balkans tha se KFOR-i do të vazhdojë të ndihmojë FSK-në si forcë multietnike dhe profesionale në pajtim me mandatin e tyre aktual, por nëse ndryshon mandati i FSK-së për shndërrim në ushtri atëherë edhe NATO do të shqyrtojë përkushtimin e saj ndaj kësaj force.

Gjeneral-lejtënant Fungo ka vlerësuar situatën e sigurisë në vendin tonë si stabile pavarësisht disa tensioneve të mëhershme, duke përkujtuar se me përjashtim të Manastirit të Deçanit, të gjitha objektet tjera fetare serbe në Kosovë janë nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës.

“KFOR-i bashkëpunon me institucionet e sigurisë në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare, për të siguruar se Kosova disponon me mjete të duhura për t’u përballur ndaj çdo sfide të sigurisë”, tha kreu i misionit të KFOR-it, transmeton rtv21.

Numri një i KFOR-it theksoi se NATO mbështet dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe në këtë kuadër KFOR-i luan rolin e tij në terren në pajtim me mandatin për të siguruar stabilitet dhe siguri.

“KFOR-i kryen aktivitetin e tij në bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara, BE-në dhe akterët tjerë ndërkombëtarë, për të ruajtur zhvillimin demokratik, multietnik dhe paqësor të Kosovës”, tha Fungo.

Ai ka folur edhe rreth bashkëpunimit të KFOR-it me Ushtrinë e Serbisë, duke thënë se këto marrëdhënie mund të vlerësohen si profesionale dhe konstruktive për të dyja palët.

Ndryshe, komandanti italian ka theksuar se misioni që ai drejton është i përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend, dhe se janë të gatshëm të përgjigjen ndaj çdo kërcënimi të sigurisë.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 13:29  | Xh.I. | 575 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Zaev si asnjë kryeministër më parë, ja çfarë i kërkon kryeparlamentarit Xhaferi
« Video » VMRO tërhiqet nga debati për shkarkimin e Zvërlevskit, Xhaferi nesër cakton seancë për votim
Antikorrupsioni nuk mund ta parandaloj shkarkimin e Zvërlevskit, thotë Shasivari
Vjen për vizitë në Maqedoni, gjen vdekjen turisti 17 vjeçar nga Zvicra
Replikat dhe kundër-replikat e VMRO-DPMNE-së, strategji e mirëkoordinuar
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.