Agjencia “Zhurnal” ua uron festën e Fitër Bajramit
Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
Filmat e komunizmit shqiptar, të transmetohen por të selektohen
film_1.jpg
Loading...

“Këta filma nuk duhet të shfaqen. Janë deformimi ekstrem i asaj që ka ndodhur gjatë komunizmit. Populli ishte i varfër, nuk kishte bukë të hante, vriteshin njerëz dhe në filma paraqitej një jetë e lulëzuar. Spiunimi trajtohet si diçka e mirë dhe jo një gjë e keqe. Shqiptarët deri në vitin 1990 ishin të mbajtur peng" pohon gazetari Nebil Çika.

Në zemër të debatit për shfaqjen ose jo të filmave gjatë sistemit komunist, kanë dhënë mendimet e tyre edhe 6 personazhe të njohur të kinematografisë, artit dhe medias. Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazeteit Roland Qafoku, Saimir Kumbaro regjisor dhe producent, Enver Shëngjergji kompozitor, Çelo Hoxha studiues dhe gazetar, Nebil Çika gazetar, Luan laze dhe Dritan Laci, gazetar debatuan ashpër dhe të ndarë pro dhe kundër shfaqjes së filmave duke dhënë dhe argumentet e tyre.

“Filmat e realizuar përpara vitit 1990 duhet të transmetohen por me një lloj selektimi. Ata janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore dhe nuk ka vend të diskutohet transemtimi dhe shfaqja e tyre. Fakti është se për të realizuar një film ne kishim producent Partinë Punës dhe ne ishim të detyruar të bënim sipas kërkesës filmin. Realizmi socialist kishte në qendër heroin pozitiv dhe ne kishim heroin pozitiv që në fund triumfonte. Por a ka vend për këtë lloj diskutimi? Unë mendoj se ky është një diskutim pa asnjë lloj vlere dhe nuk e di se si u inicua dhe si u hap dhe për çfarë arsye. Kam të drejtë të mendoj se politikanët që nuk e bënë dot lustracionin për veten e tyre tani duan ta bëjnë ndaj filmave" pohon Saimir Kumbaro, regjisor. 

“Në mënyrë absolute e them se këta filma duhet të jepen dhe transmetohen sepse janë vlerë kombëtare. Janë një sërë komponentësh që kishte një film, mes tyre edhe muzika, gjinia që unë kam kultivuar. Një muzikë që në filmat e asaj kohe ka vlera të padiskutueshme. Në atë kohë ai regjim ishte dhe njerëzit ishin të detyruar ti shërbenin atij regjimi. Unë jam nga ata artistë që jamë dënuar në atë kohë dhe e kam vuajtur atë regjim. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet ta fshijmë nga memoria çfarë ka ndodhur. Sepse i bie që të heqim edhe këngët, edhe humorin, edhe librat që janë botuar në atë kohë. Kjo është e turpshme" ka ththënë në anën tjetër në debat Enver Shëngjergji.

Luan Laze, gazetar satirist, pohoi: “Unë i adhuroj filmat e asaj kohe. I kritikoj por nuk i mohoj. Nëse dikush kërkon të fshijë memorien e vendit tonë, ai është terrorist. Vërejtjet që bëhen janë klasore dhe jo artistike. Vjen dikush që ka vuajtur gjatë atij sistemi për të cilin mua më vjen keq, por nuk ka vend që këta njerëz të kërkojnë mostransetimin e tyre. Këtyre njerëzve unë i përgjigjem me batutën e aktorit Kadri Roshit në filmin “I teti në Bronz” që ne që i duam ata filma të na puthnin në prapanicë. ”. / KultPlus.com 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 13:43  | L.E. | 509 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komunës së Sarajit, kërcënohet me jetë drejtori i Agjencise Zhurnal!
« Përditësuar » Vrasje e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Ilir Shaqiri braktis muzikën?! (Video)
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.