« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komu..
Agjencia “Zhurnal” ua uron festën e Fitër Bajramit
Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Dy fluturime në javë në relacionin Shkup-Munih me "Eurouings" nga 31 tetori
133614313.jpg

TAV Maqedoni paralajmëroi se kompania ajrore gjermane me buxhet të ulët Eurouings (Eurowings) e cila është pjesë e grupacionit Luft'hanza, do të fillojë të fluturojë në relacionin Shkup-Munih nga 31 tetori i vitit 2017, duke i lidhur udhëtarët e aeroportit "Aleksandri i Madh" në Shkup deri te aeroporti "Franc Jozef Shtraus" në Munih -  aeroporti kryesor në këtë qytet gjerman.

Kompania ajrore do të operojë në këtë linjë dy herë në javë, të martën dhe të premten, në aviacionin e llojit Airbus A320-200, me kapacitet prej 174 ulëseve.

"Shkupi do të bëhet njëri prej 150 destinacioneve tona dhe presim të investojmë më shumë në Maqedoni dhe në rajon në të ardhmen", deklaroi Ivan Oreç, drejtor për zhvillim të rrjetit të linjave të Eurouings. Prej atje informojnë se shitja e biletave për destinacionin Shkup-  Munih filloi më 15 mars dhe është i hapur në ueb-faqen e kompanisë ajrore www.eurowings.com.

"Qytetarët e Maqedonisë dhe të gjithë udhëtarët tanë të rajonit do të kenë lidhje shtesë me Munihun, si dhe mundësi të reja për konektime evropiane dhe interkontinentale, falë kodsher marrëveshjes midis Lufthanza dhe kompanisë-vajzë Eurouings. Kjo linjë është dëshmi e drejtpërdrejtë për përfundim të suksesshëm të negociatave të cilat i kemi pasur me kompaninë ajrore në periudhën e fundit dhe shpresojmë se ky është vetëm fillim i bashkëpunimit tonë të suksesshëm, si dhe i investimeve të Eurouings në Maqedoni", deklaroi Alp Er Tunga Ersoj, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Muajin e kaluar, operatori i aeroportit pas takimit me përfaqësuesit e Eurouings paralajmëroi mundësi për vendosjen e linjave të reja ajrore nga Shkupi deri në Gjermani, duke sqaruar se është proces i negociatave me kompaninë ajrore dhe duke theksuar se TAV Maqedonia në mënyrë konstante merr aktivitet të ngjashme të marketingut dhe ka takime dhe negociata me kompanitë ajrore dhe tur-operatorët.

Eurouings me seli në Këln është pjesë e grupacionit Luft'hanza dhe konsiderohet si kompani ajrore me buxhet të ulët. Fluturon deri në më shumë se 150- destinacione në mbi 40 vende të Evropës, ndërsa është e njohur për rrjetin e mirë të rutave deri te lokacionet atraktive turistike për pushim. Aeroplanët e tyre qarkullojnë edhe në shumë vende të rajonit, si Shqipëri, Kosovë. Bullgari, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Turqi.

TAV Maqedoni kumtoi edhe se dy muajt e parë të vitit 2017 i përfundoi me rritje të numrit të udhëtarëve prej 9 për qind, duke arritur 238.180 udhëtarë në dy aeroportet e Maqedonisë.

Vitin e kaluar 2016 e përfundoi me 1,8 milionë udhëtarë në dy aeroportet, me ç'rast rritja në nivel vjetor është 15 për qind dhe njëkohësisht numri i fluturimeve ishte 16.883, me rritje prej 8,9 për qind. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 14:08  | T.E. | 1,028 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komunës së Sarajit, kërcënohet me jetë drejtori i Agjencisë Zhurnal!
« Përditësuar » Vrasje e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit
Vrasje e katërfishtë në Saraj, xhaxhai vret dy nipërit, vëllain dhe veten
Gruevskin po e braktisin aleatët, ja çfarë i ndodhi në Manastir
Lajmi i keq vjen nga BE, shikoni çfarë ka ndodhur me vizat europiane
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.