« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
« Markoviç për Zhurnal » Nëse VMRO i fiton lokalet, do të kërkojnë edhe zgjedhje të parakohëshme
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Pri..
Një vëllim i fuqishëm për Eposin e Kreshnikëve më afër UNESCO-s
eposi.jpg
Loading...

Në librin “Eposi i Kreshnikëve: Monument i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare - vëllimi I dhe II”, i cili është më i vëllimshmi në llojin e vet ku ka mbi 1200 faqe, janë botuar referate dhe kumtesa të paraqitura nga studiues vendës e të huaj.

Tashmë librave akademikë u është shtuar edhe një libër i ri. 

“Eposi i Kreshnikëve: Monument i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare”, në dy vëllime do tu sjellë lexuesve fakte shkencore në lidhje me eposin shqiptar, këngët, heronjtë, por edhe vërtetimin e tezave të ndryshme të cilat ekzistojnë mbi temën. Promovimi i këtij libri është bërë sot në Institutin Albanologjik të Prishtinës i cili mblodhi jo vetëm studiuesit e kësaj çështje por edhe malësorë të cilët janë rritur me ketë epos, si dhe të interesuar të tjerë për këtë trashëgimi shpirtërore.

Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Agim Bërdyna tha se duhet që edhe etnokultura dhe botimet e tilla që përmbajnë vlera kulturore të jenë të përfshira në kuadër të arsimit.

“Ne si institucione duhet të bëjmë të pamundurën që botimet e tilla të vlerësohen pasi që ne me këto identifikohemi si komb, si shtet dhe si shqiptarë. Në kohën e globalizimit dhe kur ne po pretendojmë të jemi pjesë e këtyre proceseve dhe interneti nuk është lehtë që të përballojmë këtë. Por megjithatë edhe vendet e përparuara prioritet u japin lëndëve të kulturës kombëtare dhe Kreshnikëve siç i kemi ne. Prandaj neve na mbetet që këto ti kultivojmë dhe ti bëjmë të qëndrueshme në kurrikulat tona të arsimit dhe në fushat e caktuara të plaprogramit”, u shpreh ai.

Qemal Minxhozi, Ambasador i Shqipërisë në Kosovë, tregon se është shumë e rëndësishme ruajtja e eposit shqiptar, ruajtja e historitve të Mujit dhe Halilit, Gjergj Elez Alisë dhe tregimeve tjera në stilin e eposit.

“Unë do të thoja që duhet të gjenden të gjitha mekanizmat që edhe institucionet e shteteve të derdhin fonde dhe të japin mundësi për zhvillimin edhe të veprave të tjera të këtij karakteri. Sot me krenari e shikojmë që Eposi i Kreshnikëve nuk është thjeshtë vetëm një monument i trashëgimisë tonë kulturore por edhe një monument kandidat për tu mbrojtur nga UNESCO” tha ai duke theksuar se albanologjia nuk mund të ndahet në kufi apo institucione por në të është i përfshirë çdo shqiptar.

Ky libër edhe pse në vëllim të madh lë akoma disa çështje të hapura dhe me mundësi të trajtimit. Pritet që së shpejti të botohet edhe vëllimi tjetër i cili përmban të përmbledhura botime nga Konferenca e mbajtur në vitin 2014, gjithë kjo si dëshmi që eposi është akoma i gjallë.

Në anën tjetër, Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjikë të Tiranës, Akademiku Merenglen Verli, tha se proceset e tilla janë të lidhura edhe me punën në terren prandaj ato duhet që të realizohen në periudha të afërta kohore në mënyrë që të ruhen dhe të konservohen jo vetëm si botime por edhe në formë dixhitale, shkruan KultPlus.

“Ndoshta shkencat humane nuk sjellin të mira materiale të drejtpërdrejta por ato ngrohin njerëzit, i bëjnë ata të ndjehen çka janë , ato janë pasaporta e kombit dhe e shtetit, prandaj është domosdoshmëri që ato të subvencionohen dhe të shikohem me vëmendjen e duhur nga institucionet” u shpreh ai.

Për kryeredaktorët e këtij libri, Shaban Sinani dhe Zymer Neziri, ka qenë i rëndësishëm edhe fakti se botimi është një kërkesë tjetër e plotësuar e rregullores së UNESCO-së për depozitimin e dosjes në kërkim të certifikimit të saj si trashëgimi jo materiale e njerëzimit.

“Së paku tre breza të studiuesve të eposit heroik e legjendar janë bashkë në këtë botim. Ky botim provon se përfytyrimi tradicional për hapësirën e eposit është i ngushtë. Tregon se eposi nuk ka një qendër, nuk është unicentrist, është policentrik. Është bërë një diskutim nëse cikli i Gjergj Elez Alisë mund të jetë në vetë mirëpo tani është vërtetuar se ka më shumë cikle. Botimi na provon se eposi nuk është i lidhur vetëm me një instrument dhe nuk është fjala vetëm për shfaqjen e sharkisë që rapsodëve u ka bërë dëm pavarësisht se këngën e ka ruajtur por për herë të parë vërtetohet se eposi ka ekzistuar dhe në formë e recitativit”, u shpreh Shaban Sinani duke theksuar se vendi i krijimit, vendi i të bëmave, dhe ai i ruajtjes së eposeve janë të ndryshme.

Në librin “Eposi i Kreshnikëve: Monument i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare - vëllimi I dhe II”, i cili është më i vëllimshmi në llojin e vet ku ka mbi 1200 faqe, janë botuar referate dhe kumtesa të paraqitura nga studiues vendës e të huaj të cilët ishin të pranishëm në konferencën e vitit 2010, nën organizimin e Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike tiranase. / KultPlus.com 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 15:00  | L.E. | 536 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ja cilat shkaqe mund të jenë për tërheqjen e diplomatëve serb nga Maqedonia!?
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.