« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
« Analistët » Fitorja e LSDM-së reflektoi "rahatllëkun" e popullit pas rënies së regjimit Gruevski
Sadri Kabashi, shembull i një burrështetasi dhe lideri të palëkundur
16508663_770493969770456_1670898541812505947_n.jpg

Liderët lindin, jetojnë dhe vdesin, por jo edhe veprat e tyre, ato jetojnë sa të jetë jeta dhe nuk vdesin kurrë, bashkë me fjalët dhe amanetet e tyre mbesin në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Një Lider të cilin e donë i gjithë populli, i cili nuk kursen asgjë për të mirën e vendit dhe qytetarëve, një Lideri që nuk e shef veten e tij si më të lartë apo më të privilegjuar se një fshatar i thjeshtë, ai është që i duhet një vendi që është i përvuajtur dhe i sunduar me shekuj nga armiq të pamëshirshëm! I tillë ishte Sadri Kabashi.

Nga Sali Kabashi

Si Xhaxha i Babait tim, vinte dhe rrinte te ne edhe pse tashmë jetonte në Prishtinë dhe ishte shkëputur nga Vendlindja! Një nga herët e bisedave me të, kur sapo kisha përfunduar shkollën e Mesme, më kujtohen disa fjalë që nuk do i harroj! Me një ton Lideri më pyeti: Po çka po bën ti pasi që ke përfundo Shkollën e Mesme? Unë ia ktheva: Një herë, asgjë! – pas disa sekondash mendime, më një të folur urdhëruese, më tha: Ty du me t’pa në Prishtinë, në Fakultet! – këto fjalë janë të ngulitura thellë në kujtesën time dhe nuk do i harroi, sepse ishin fjalë nga një njeri i rëndësishëm i Istogut i cili kishte lavde nga më të ndryshmet nga të gjithë ata që e njihnin.

Sadri Kabashi lindi në me 15 dhjetor 1928 në fshatin Gurrakoc të Komunës së Istogut. Si djalë i një fshatari të zellshëm por të pashkolluar, dëshira për dituri dhe shkollim ishte shumë e madhe ku në vitin 1939/1940 përfundon Shkollën Fillore në gjuhë të huaj, pastaj në vitet 1942/1943 përfundon një program plotësues në gjuhën shqipe. Në vitin 1945 Sadri Kabashi zgjidhet udhëheqës i Rinisë Antifashiste Nacional Çlirimtare në Këshillin e Vendit në Fashatin Gurrakoc. Me 1948 përfundon me sukses 2 vite në  Gjimnaz dhe deri në vitin 1958 punësohet si nëpunës komunal në Gurrakoc. Po në këtë vit, shkon në Beograd ku në vitin 1960 përfundon Shkollën e Lartë për Drejtësi, ndërsa Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës (sot “Hasan Prishtina”), e përfundon në vitin 1970. Me 1964 emërohet Kryeshef për çështje Shoqërore, Arsim dhe Kulturë deri ne vitin 1969, kurse në prill te këtij viti zgjidhet Kryetar i Komunës së Istogut. Puna e parë që nuk priste, tashmë kishte përballë Kryetarin adekuat që nuk kishte frikë të përballej me çfarëdo sfide që i del përpara, Kryetari tashmë i përvishet punës për përmirësimin e gabimeve të Kryetarit paraprak që i kishte bërë me kufirin ndërmjet Istogut dhe Dragës, Tutinit, Rozhajës,  e Zubin Potokut, falë punës së palodhshme karshi këtij problemi, kufiri kthehet aty ku ishte më parë dhe është sot e asaj dite.

Angazhimin e tij e fokusoi në pikën më të dobët që e kishte ai për popullin dhe qytetarët shqiptar, në arsimimin e të rinjëve! Ai ndërtoi objektin shkollorë që sot përdoret si Shkollë Fillore në Istog (sot “Bajram Curri”), rindërtoi Shkollën Fillore në Fshatin Gurrakoc, e rindërtoi Shkollën në Fshatin Vrellë dhe ndërtoi nga fillimi shkollat në fshatrat Zallq, Banjë, Uçë dhe Kaliqan.

Me 19 maj 1969 Kuvendi Komunal në Istog, me insistimin e Kryetarit, merr vendim për sigurimin e bursave të te gjitha vajzave Shqiptare për shkollimin në shkalla te mesme, të larta dhe fakultete, pa dallim të gjendjes ekonomike. Ai siguroi mjetet financiare për dhënien e bursave për shkollimin e brezit të ri në vitin shkollorë 1970/1974, Komuna e Istogut kishte 500 bursa.

Investimet e Komunës gjatë kryesimit të Kryetarit Kabashi ishin edhe në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë, si: ndërtimi i  rrugës Istog-Gurrakoc, rrugës Istog-Bollopojë si dhe rrugën e cila lidhë Istogun me Klinën; ndërtimi i ujësjellësit Radavc-Banjë dhe Istog-Gurrakoc, si dhe ndërtimi i objekti për rehabilitim dhe shërim në Banjë. Kryetari Sadri Kabashi thoshte se këto ndërtime dhe investime të suksesshme kanë ndodhur me ndihmën dhe punën e pa-lodhshme të popullit, i cili u tregua gjithmonë i gatshëm për ta ndihmuar Komunën në projektet e saj, ai falënderonte personalisht Ilaz Kurtesh dhe Veli Deva. Njëra nga ndërtesat e Komunës së Istogut e cila është ikonike për këtë Qytezë, është edhe Ndërtesa e Shtëpisë së Kulturës, e cila u ndërtua nga Kryetari Sadri Kabashi në vitin 1973, ku për ndërtimin e së cilës në shkrimet e tij, Kabashi falënderon Vahide Hoxhës, gruan e Fadil Hoxhës, për përkrahjen në këtë projekt të madh Kulturorë. Vlen të ceket dhe assesi të anashkalohet fakti se edhe Burgu i Dubravës është i ndërtuar gjatë udhëheqjes së Komunës nga Kryetarit Sadri Kabashi.

Gjatë kryesimit të tij, ka edhe karakteristika të cilat nuk do të duhej të ndodhnin, jo nga Sadriu, por nga “dikush” tjetër! Pasi themeloi Gjimnazin (sot “Haxhi Zeka”), përgjegjës ishte Prof. Avdurrahim Gashi, ku me propozimin e tij, Kryetari Kabashi, i ndanë 3000 dinarë për nxënësin më të dalluar të shkollës i cili ishte vet ai, Presidenti i ardhshëm i Kosovës, Ibrahim Rugova! Por, ky propozim i Kryetarit Sadri Kabashi u refuzua ashpër nga disa politikan lokal të Komunës së Istogut me ç’rast edhe e kthejnë mbrapsht këtë propozim.

Me njerëz të mëdhenj, ndodhin edhe ngjarje dhe ndodhi të paharruara, ato tregohen ndër breza si shembuj për të mirë dhe shndërrohen në legjenda. Gjatë punës së tij si Kryetarë i Komunës së Istogut, Sadri Kabashi ndeshej edhe me kundërshtarë të shumtë që nuk e dëshironin në këtë post, kundërshtimet më të shumta vinin nga serbët, ku disa nga ta u deklaronin hapur kundër tij! Kryetari i Komitetit në këtë kohë, Boço Mijushkoviç do të thoshte: Nëse Sadri Kabashi zgjidhet Kryetarë Komune, unë do të largohem nga Kosova! Kjo gjë edhe ndodhi, pas zgjedhjes Kryetarë të Sadri Kabashi-t, serbi e lartpërmendur u largua nga Kosova drejt Serbisë dhe nuk u kthye më.

Një tjetër ndodhi që vlen të përmendet, është edhe koha kur ndodhi fatkeqësia natyrore e djegies së Bjeshkës së Fshatit Kaliqan, ku Kryetari kishte organizuar nga çdo shtëpi të dilnin fshatarët për ta ndihmuar shuarjen e zjarrit që po shkatërronte Bjeshkën. Gjatë punës së shuarjes së zjarrit, njëri nga fshatarët thotë: Kryetari e ka lehtë, është në zyre dhe në karrige të butë, ndërsa ne jemi këtu në mes të zjarrit! Në atë moment, Kryetari Kabashi i drejtohet me një ton lideri; A e njeh Kryetarin me pa? Unë jam Kryetari! – ishte ndyrë i teri duke u përpjekur që sado pak të ndihmonte fshatarët dhe ekipet komunale për ta shuar zjarrin.

Kryetari Sadri Kabashi ishte shumë i afërt me qytetarët dhe fshatarët, ai shkonte nëpër fshatra të ndryshme i vizitonte dhe mbante mbledhje të shumta që ti dëgjoi hallet dhe brengat e tyre! Në një rast, në një nga fshatrat e Komunës së Istogut, kishte shkuar në një mbledhje dhe një i moshuar kishte thënë: Sot erdha në këtë mbledhje vetëm për një arsye, që ta shoh se si duket Kryetari i Komunës tonë, sepse për 80 vite, asnjë Kryetarë Komune nuk ka ardh në Fshat të na vizitoi!

 

Si Kryetar i Komunës së Istogut ishte një mandat e gjysmë, që donë të thotë, për 6 vite Komuna e Istogut ishte nën një udhëheqje të mirëfilltë dhe të matur nga Sadri Hajdar Kabashi. Në vitin 1975 ai shkon në organet krahinore të Prishtinës dhe emërohet Drejtor i shërbimeve të përgjithshme dhe Drejtor i Drejtoratit  për çështje të luftërave dhe invalidëve ushtarak nga Lufta e Dytë Botërore, aty punoi deri në vitin 1989.

Axha Sadri (siç ishte i njohur tek të gjithë ne), ishte i dashur për të gjithë qytetarët e  Komunës së Istogut dhe jo vetëm, ai mbahet mend edhe nga qytetarët e komunave tjera si, të Skënderait, Klinës e Pejës, ai njihet si Kryetari më i mirë i kësaj Komune dhe si i tillë edhe mbetet sot e kësaj dite. Ai ishte njeri që i përshtatej çdo moshe, dhe njeriu, shkonte edhe në oda nëpër fshatra, ku edhe pritej me admirim nga fshatarët që e rrethonin si një njeri me rëndësi të madhe dhe e dëgjonin se çka fliste ish-Kryetari i Istogut. Disa nga shokët e tij të vjetër, pas Luftës së fundit në Kosovë,  i thoshin të kandidonte përsëri për Kryetarë të Komunës, sepse ata do e ndihmonin dhe do ia jepnin votën, por ish-Kryetari ishte Lider i lindur dhe si i tillë, e kuptonte se koha e tij e lavdishme, kishte kaluar.

Edhe pse në një moshë të shtyrë, asnjëherë nuk u dorëzua, nga Prishtina në Istog udhëtonte me veturë të cilës nuk ia kishte friken që ta ngiste. Lexonte më mirë se një i ri, ndonëse vitet mbi supe, i kishin rënduar çdo cep të trupit të tij. Deri në ditët e fundit, rezistoi t’i dorëzohej pleqërisë së shtyrë.

Pas një jete jo edhe të mëshirshme, e sidomos kur dihet se çfarë përgjegjësive kishte mbi supe dhe nën cilin sistem ai kishte ato përgjegjësi, nga një pleqëri kurrë të pranuar si të tillë, me 17 mars 2016, në moshën 88 vjeçare,  ish-Kryetari i Komunës së Istogut Sadri Kabashi, ndërroi jetë për mos t’u harruar kurrë ndër breza.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 15:05  | T.E. | 4,050 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
Reja e Shyhretes një nuse e "shtrenjtë", nuk do ta besoni ҫfarë ka blerë (Foto)
“Благодарам Били”
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.