« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Mallçeski: Sa më shpejt ik Gruevski nga kreu i VMRO-së, aq më mirë për Maqedoninë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Hahn: 2025-ta, viti i Ballkanit perëndimor
Komandanti i KFOR-it: Nëse FSK evoluon, NATO duhet të rishqyrtojë nivelin e përkushtimit
citi-650x358_1489757780-9974417.jpg

Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë është stabile dhe e qëndrueshme.

Fungo këtë e ka thënë pas letrës së Shqipërisë dhe Kroacisë dërguar sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg, më të cilën shprehet shqetësim për sigurinë në Kosovë.

Sipas tij, situata është stabile, transmeton Lajmi.net.

Fungo në një intervistë për portalin European Western Balkan thekson se misioni i KFOR-it mbetet plotësisht i përkushtuar për mbështetje të Kosovës paqësore, stabile dhe multietnike dhe se me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës, do të vazhdojë të ndihmojë në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Ai ka thënë se sot, përveç manastirit të Deçanit, i cili ende është nën mbikëqyrje të KFOR-it, të gjitha objektet tjera ortodokse, që janë vlerësuar që mund të jenë në rrezik, janë nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës.

KFOR-i, sipas tij, do të vazhdojë të ndihmojë FSK-në në kuadër të mandatit aktual, si forcë profesionale dhe multientnike, por, nëse mandati i FSK-së evoluon, NATO duhet të rishqyrtojë nivelin e përkushtimit ndaj këtyre forcave, veçanërisht në pikëpamjen e ndërtimit të kapaciteteve.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 16:03  | Z.H. | 811 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Tre ndërmarje publike të qytetit të Shkupit bëhen me drejtorë të rinjë
Taravari: Javet në vijim krijojmë shumicë të re në Këshillin Komunal të Gostivarit
Enver Maliqi zgjidhet zv.kryetar i Qytetit të Shkupit
« Analizë » "Dy fytyrat e Zaevit"
Kjo është porosia e parë e kryetarit të ri të Çairit Visar Ganiu
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.