« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komu..
Agjencia “Zhurnal” ua uron festën e Fitër Bajramit
Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Thaçi: Themelimin e ushtrisë e mbështesin 110 deputetë të Kosovës
h_3.jpg

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot vizitoi Kampusin e Universitetit të Biznesit dhe të Teknologjisë (UBT) në qytetin e Lipjanit, i cili ndodhet në qendër të Kosovës, ku mbajti një ligjëratë për profesorët dhe studentët e këtij universiteti lidhur zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij presidenti Thaçi vuri theksin në çështjen e transformimit të FSK-së nga misioni civil në atë ushtarak. Ai tha se 110 deputetë të Kuvendit të Kosovës janë deklaruar se do të mbështesin plotësisht themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Duke theksuar se këtë transformim po e mbështesin të gjitha komunitetet tjera jo serbe, Thaçi tha se Lista Serbe nuk po guxon ta votojë këtë ndryshim për shkak të Beogradit. Ai po ashtu ritheksoi se ky proces do të jetë i koordinuar plotësisht me faktorin ndërkombëtar.

“Ky proces është i pandalshëm, do të përmbyllet me sukses. Ka filluar dhe përmbyllja do jetë e suksesshme, e përbashkët me bashkësinë ndërkombëtare, asnjë faktor ndërkombëtar nuk është kundër themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Vetëm ti shikojmë procedurat, ditën dhe datën”, tha Thaçi.

Duke theksuar rolin dhe rëndësinë e ushtrisë për një vend, Thaçi tha se “Ne nuk mund të anëtarësohemi as në NATO e as në një mekanizëm tjetër, as të fillojmë procesin e partneritetit për paqe, pa e themeluar ushtrinë”.

Ai po ashtu theksoi qëndrimin e qartë të BE-së se pa kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, nuk ka liberalizim të vizave dhe ftoi deputetët për ta votuar këtë marrëveshje.

Ndërkaq, duke vlerësuar vizitën e fundit të presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani në Luginën e Preshevës, Thaçi se ai nuk mund të shkojë aty për shkak se nuk e lejon Serbia.

Ai po ashtu njoftoi se procesi për reformat zgjedhore është në fazën finale në zyrën e tij dhe se javën e ardhshme do t’i dorëzohet Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 20:00  | R.ZH | 549 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komunës së Sarajit, kërcënohet me jetë drejtori i Agjencisë Zhurnal!
« Përditësuar » Vrasje e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit
Vrasje e katërfishtë në Saraj, xhaxhai vret dy nipërit, vëllain dhe veten
Gruevskin po e braktisin aleatët, ja çfarë i ndodhi në Manastir
Lajmi i keq vjen nga BE, shikoni çfarë ka ndodhur me vizat europiane
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.