Agjencia “Zhurnal” ua uron festën e Fitër Bajramit
Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Edhe këtë vit pa liqenin Treska, premtimet e Bekim Muratit mbeten vetëm fjalë
« Nuk ekziston platformë e Tiranës » Bujar Osmani: Hapat duhet bërë në bazë të procedurave, Ivanov dhe Veljanovski të japin përgjigje pozitive përballë argumenteve të ofruara
bujar-osmani-argumenti-735x400.jpg

Shkup, 17 mars - "Duhet që e gjithë puna të zgjidhet në rrugë institucionale, për BDI është pozitive kjo dhe përshëndet hapin e thirjes së koordinimit. Komisioni duhet të reflektojë në përbërje të parlamentit, do të debatohet për atë mirëpo nëse ka vullnet edhe do të zgjidhet", kështu ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani gjatë emisionit Top Tema në Tv Tema, shkruan Zhurnal.

"Ai që do të drejtojë komisionin duhet të jetë nga shumica parlamentare sepse ashtu jan rregullat, ndërsa zgjidhja e vetme e daljes nga kriza është procesi gjithëpërfshiës në të cilin do të ulen të gjithë dhe do të marrin vendim", thekson më tej Osmani ndërkohë që i pyetur lidhur me marrjen e pozitës së kryeparlamentarit, ai shton: "Me këtë po thyejmë tabu dhe qëndrime, edhe shqiptarët mund të drejtojnë institucione të cilat deri më tani nuk i kanë drejtuar", shton kështu Osmani.

Lidhur me tërheqjen e ministrave të BDI-së nga qeveria teknike vetëm se do e thellojë krizën.

"Mendojmë se tërheqja e ministrave të BDI-së nga qeveria teknike vetëm se do e thellojë akoma më shumë krizën e cila do të rezultojë me zgjedhje të reja të cilat nuk janë zgjidhje. Nuk ekziston platformë e Tiranës ajo është e menduar që të frikësohen qytetarët, ekziston vetëm një deklaratë e përbashkët e partive shqiptare. Ndërsa cështja e himnës, stemës nuk është cështje e bisedimeve mes dy partive por ekziston qëndrim që të hapet debatë në shoqëri, cështjet për të cilat dy partitë diskutojnë janë dygjuhësia, barabarësia ekonomike dhe integrimet në BE dhe Nato. Gjuha është e zgjidhur me ligj në bazë të MO mirëpo është realizuar shkallë shkallë. Duhet t'i diskutojmë ekspertët tanë rreth dilemave cka është kushetutese e cfarë antikushtetutese nga kërkesat, letërnjoftimet janë në gjuhë shqipe dhe janë kushtetutese ndërsa valuta është jokushtetuese, për atë dhe debatojmë.

"Ne insistojmë që secili ndryshim për gjuhën të jetë në kuadër të kushtetutës sepse mbi të është debati rreth etniteteve shqiptaro maqedone ndërkohë që ajo është jashtë kornizave të diskutimit mes partive. Ligji i gjuhës i përmbahet kushtetutës kurse praktimimi i gjuhës shqipe në institucione është vullnet i funksionarit e jo obligim i institucionit. Ndërkohë që ne do të insistojmë në ato kërkesa për valutën dhe uniformat sepse nuk kalojnë kushtetutën", ka shtuar më tej Osmani në këtë emision.

"Devijimi më i rezikshëm që mund të ndodhë në këtë krizë është kalimi i saj në krizë të brendshme ndëretnike dhe në rrugë demokratike. Mendoj se kjo nuk është në interes të VMRO sepse në të ardhmen duhet ditur se nuk ka qeveri pa shqiptarët. Për këtë shkak duhet marrë punët në bazë të procedurave dhe të meren parasysh argumentet nga Ivanov dhe Veljanovski që të jepet përgjigje pozitive. E nevojshme është marrveshje mes partive", ka përfunduar kështu Osmani, transmeton Zhurnal.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 21:09  | T.E. | 3,090 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Përditësuar » Sarajit çdo ditë po i shtohet kriminaliteti, vriten katër persona?
Befason Big Mama në fotot e fundit, tani duket Sexy Mama (Foto)
Përleshje fizike në vendkalimin kufitar, Bogorodicë
Adelina tejet seksi në të zeza (Foto)
Ilir Shaqiri braktis muzikën?! (Video)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.