« INSIDE » Shteti pa mekanizma për mbrojtje nga kriminaliteti në rrjetet sociale!?
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Ma..
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasador..
Raportet e mira ndërfqinjësore, përshpejtojnë integrimin
Rusët kanë investuar 100 mln USD në pronat e Trumpit
116867507.jpg

Elita ruse ka investuar afro 100 milionë dollarë në pronat e patundshme të Trumpit. Ky është përfundimi i një investigimi të ndërmarrë nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, Donald Trump mohoi lidhjet e biznesit të tij me Rusinë dhe, që prej marrjes së detyrës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara, ai ka qenë edhe më këmbëngulës në konfirmimin e asaj që ka deklaruar.

“Mund t’iu them se, nëse flas për veten, nuk zotëroj asgjë në Rusi”, tha presidenti Trump gjatë një konference për shtyp të muajit të kaluar. “Nuk kam huamarrje në Rusi, nuk kam asnjë marrëveshje në Rusi”.

Megjithatë në Shtetet e Bashkuara, anëtarë të elitës ruse kanë investuar shumë në ndërtesat e Trumpit. Investigimi i “Reuters” ka zbuluar se, të paktën 63 individë me pasaporta ruse ose me adresa banimi në Rusi kanë blerë të paktën 98.4 milionë dollarë prona në 7 nga kullat luksoze të markës “Trump” në Floridën jugore, kjo bazuar në dokumente publike, intervista dhe regjistrime koorporatash.

Blerësit përfshijnë edhe biznesmenë të lidhur me politikën, siç është ish-ekzekutivi i një firme ndërtimi shtetërore me seli në Moskë, që punon në organizmat ushtarake dhe ato të spiunazhit; themeluesi i Bankës së Investimeve të Shën Pjetërburgut; si dhe bashkëthemeluesi i një konglomerati me interesa bankare, pronash dhe në elektronikë.

Persona të lidhjeve të afërta me pushtetin rus, shumë të afërt apo edhe njerëz me lidhje të largëta fisnore, kanë investuar gjithashtu në ndërtesat e Trumpit. Njëri madje ka publikuar së fundi një foto të tijën me një udhëheqës të bande motorësh rusë, që ishte sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të rolit të pretenduar në pushtimin e Krimesë nga Moska.

Gjithsesi, hetimi nga “Reuters” i këtyre investitorëve në ndërtesat e banimit në Florida nuk ka gjetur ndonjë provë që të sugjerojë shkelje ligji nga presidenti Trump apo organizatat e tij të pasurive të patundshme. Gjithashtu, asnjë prej blerësve nuk duket të jetë nga rrethi i ngushtë i Putinit.

Numri i investitorëve nga Rusia mund të jetë, gjithsesi, i matur. Analizat kanë gjetur se të paktën 703 pronarë (ose një e treta e pronarëve të 2044 njësive në 7 ndërtesat e Trumpit) janë kompani me përgjegjësi të kufizuara ose SHPK, të cilët kanë aftësi të fshehin identitetin e pronarit të vërtetë të pronës. Ndërsa kombësia e shumë blerësve mund të mos jetë e përcaktueshme. Ruso-amerikanët që nuk përdorin adresa nga Rusia apo pasaporta ruse në blerjet e tyre nuk përfshihen në këtë numër pronarësh.

Hetimi është fokusuar në Florida, sepse ky shtet ka përqëndrimin më të madh të ndërtesave të markës së Trumpit, ndërsa përcaktimi i pronarit të tyre është më i lehtë sesa në disa shtete të tjera. Resorti turistik i Sunny Isles Beach, ku ndodhen 6 nga 7 kullat rezidenciale “Trump” në Florida ka një tjetër diskutim. Kodi postar që përfshin ndërtesat e Sunny Isles ka një numër rezidentësh të lindur në rusi të përllogaritur në rreth 1.200, mes më të shumtëve në këtë vend sipas censusit amerikan.

 

Loading...
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 22:12  | R.ZH | 441 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Ja emrat e Ambasadorëve të ri që do ta përfaqësojnë Maqedoninë ?!
Zaev merret vesh për Ambasadorin në Bruksel, BDI e pafuqishme në emërimin e Ambasadorëve shqiptar?!
« Zhurnal mëson » Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit, sërish nga rradhët e BDI-së
Taravari: Nuk ka negociata për vendet vakante të ministrave tash e dy javë
« Koment » A po pamundësohet emërimi i Ministrit të Shëndetësisë, nga mos-prezenca e Selës në Maqedoni ?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.