Të gjithë e duan Maqedoninë në NATO dhe BE, çuditërisht edhe Gruevski
Dy skenarët e qeverisë Zaev
S`ka ulëse në qeverinë e re për Artan Grubin
Simbolet kombëtare dhe kulturore keqpërdoren nga partitë politike
Spiropali: Protesta e opozitës, alibi për të destabilizuar vendin
961788_1034036453277079_1404921701_n.jpg

E ftuar në studion e Ora News, zëdhënësja e kryesise së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali e quajti protestën e opozitës si një përpjekje për të destabilizuar vendin. Spiropali tha se data e zgjedhjeve është 18 qershori dhe kjo nuk mund të ndryshojë ndërsa debatet brenda koalicionit, Spiropali i konsideroi si konstruktive dhe mbushëse të hapësirës bosh që ka lënë opozita në vend.

Data e zgjedhjeve është 18 qershori dhe nuk ndryshon. Ky ishte qëndrimi i zëdhënëses së Kryesisë së Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, lidhur me mundësine e shtyrjes së zgjedhjeve të përfolur së fundmi.

Spiropali: Nuk është në dorë të opozitës të shtyjë zgjedhjet. Ka një sistem shumë të qartë, ka një ligj sesi operon, është vendosur data e zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve është e panegociueshme, është 18 qershori data e zgjedhjeve. Opozita padiskutim që duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e vendit. Janë bërë zgjedhje në këtë vend me armë.

Për Spiropalin, opozita e ka gjetur alibinë e saj nëpërmjet kësaj proteste për të destabilizuar vendin.

Spiropali: Protesta e opozitës është një alibi në shumë nivele dhe është një përpjekje e qëndrueshme fatkeqësisht për të destabilizuar vendin në disa plane.

Përplasjet brenda koalicionit, Elisa Spiropali i quajti konstruktive dhe se kjo vërteton se brenda të majtës ka hapësirë mendimi.

Spiropali tha se maxhoranca është e gatshme të ulet në një tavolinë serioze me opozitës për të adresuar problemet e vendit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 22:36  | R.ZH | 326 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
S`ka ulëse në qeverinë e re për Artan Grubin
Safetja trondit fansat, shikoni çka thotë për familjen e burrit
Karakamisheva çmendet pse Zaev ka përfaqësuar Maqedoninë mbrëmë në Bruksel !
« Foto: » Për disa është e pa përmbajtshme kjo që ka publikuar Learta Jakupi
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.