Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Analistët komentojnë nacionalizmin e butë të LSDM-së dhe të egrin e VMRO-së
Kur shqiptarët kishin kryeparlamentarë në kohën e Republikës Socialiste të Maqedonisë
montazha_477706009.jpg

Shkup, 17 mars - Vullnet Starova, ishte shqiptari i parë kryeparlamentarë në kohën e Republikës Socialiste të Maqedonisë ai ishte profesor, doktor i shkencave të mjeksisë, ishte kryetari i fundit i kuvendit të deleguar të Republikës Socialiste të Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

Në këtë funksion ai u zgjodh në seancën konstituive të Kuvendit nga përbërja e katërt socialiste me 28 prill të vitit 1986, kur u zgjodh edhe përbërja e re e Presidencës dhe Komitetit ekzekutiv të Republikës Socialiste të Maqedonisë. Këtë funksion Starova e ka kryer deri me 8 janar të vitit 1991, kur u konstituua kuvendi parë shumë partiak në Maqedoni. Pastaj ai ka punuar në Fakultetin e mjeksisë, në Kliniknë e Fëmijëve,  kurse kryente edhe veprimtari si profesor universitar.

Vullnet Starova ka lindur me 6 maj të vitit 1934 në Pogradec të Shqiprisë, prej ku familja e tij vjen në Shkup. Si mjek specialist – pediatër dhe doktor i shkencave të mjekësisë ka qenë i kyçur në më shumë aktivitete shoqëroro-politike dhe në organet e pushtetit të atëhershëm. Pos tjerash, ka qenë delegat në Këshillin federal të Kuvendit të ish Jugosllavisë, kurse në Kuvendin e Republikës Socialiste të Maqedonisë ka qenë delegat nga viti 1965 deri në vitin 1969.

Starova ka kryer edhe disa funksione tjera në ish sistemin komunist, ndërsa është dekoruar edhe me shumë medalje të kohës për punën e tij. Ai vdes me 5 gusht të vitit 1995.

Pas 26 vitesh sërisht përflitet se në krye të Kuvendit të Maqedonisë do të ulet një shqiptar. Kjo mbtet për tu parë ditëve në vijimë, nëse kriza politike do të shkojë drejtë zgjidhjes, dhe pse jo nga ky moment të kemi jo vetëm Kryeparlamentarë porë edhe poste të tjera të rëndësishme në hirearkinë  e shtetit.

 17.03.2017, 23:15  | T.E. | 10,258 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
Vëllau therr vëllaun në Vizbeg të Shkupit
Padi penale për 7 persona në lidhje me vrasjen në Matkë
Tuna nuk fton kunatën në 'baby shower'?
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.