« Analistët » LSDM dhe partitë shqiptare të mos presin më, por ta formojnë qeverinë
Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Pse Putin është njeriu më i fuqishëm në botë
putin-800x445.jpg

Presidenti rus Vladimir Putin konsiderohet si njeriu më i fuqishëm në botë. Por përse? Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje edhe Kina, janë shtete më të fuqishme se Rusia.

Fuqia e kreut të shtetit përcaktohet si nga fuqia e shtetit, ashtu edhe nga aftësia që lideri ka për të ushtruar këtë fuqi, në mënyrë të njëanshme, të pa frenuar nga institucionet e tjera, partitë e forcat politike.

E duke bashkuar këto dy gjëra, është e lehtë për të kuptuar përse Vladimir Putin qëndron në krye të listës.

Putin ka krijuar atë që ai e quan “fuqi vertikale”, diçka që zor se mund ta shohësh në kombe të tjera të mëdha. Ashtu sikurse ka vënë në dukje mjeshtri i madh rus i Shahut, Gary Kasparov, një kritik i ashpër i Putin, e gjithë struktura e fuqisë politike ruse qëndron tek një njeri.

Kur Cari vdiq, dihej struktura që do të zgjaste dhe procesin me të cilin pasardhësi, djali i tij, do të ngrihej.

Kur Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Sovjetike Komuniste vdiq, ishte Komiteti Qendror dhe Byroja Politike që zgjidhte pasardhësin e tij.

Por kur të vdesë Putin, çfarë do të ndodhë? Askush nuk e di.

Për të kuptuar Putin është e nevojshme të kuptosh Rusisë. 100 vitet e fundit, ky vend ka parë rrëzimin e monarkisë, kolapsin e demokracisë, depresionin e madh, Luftën e Dytë Botërore, ku u vranë me miliona rusë. Brutalitetin e totalitarizmit të Stalinit, kolapsin e komunizmit, shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe vitet e kaosit e korrupsionit të Boris Yeltsin.

Më pas vjen Vladimir Putin, i cili përcjell stabilitet në perceptimin popullor, duke rritur standardin e jetesës, rëndësi dhe respekt në botë. Ky respekt është i rëndësishëm.

Rusët kanë një krenari të madhe kombëtare. Rusia është shteti më i madh në planet, 48 herë më i madh se Gjermania dhe shtrihet në 11 zona kohore që përfshijnë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Rusia është gjithashtu një vend i pasur, që përmban disa prej depozitave më të mëdha të lëndëve të para, nga nafta dhe gazi natyror, te nikeli e alumini.

Nga ana kulturore, ajo e ka konsideruar shpesh veten si Roma e tretë, duke e ruajtur Krishtërimin edhe kur Roma dhe Bizanti ranë në duart e barbarëve.

Putin e kupton Rusinë. Por ai kupton gjithashtu botën. Ai është aq inteligjent sa për të mos e sulmuar drejtpërdrejt Amerikën apo Europën. Por ai di si ta përdorë fuqinë në mënyrë asimetrike, duke përdorur mjete kibernetike dhe dezinformimin.

Ai kupton gjithashtu dobësitë e shoqërive të lira, ndarjet e mosmarrëveshjet e tyre të brendshme. Ai e kupton brishtësinë e institucioneve si Bashkimi Europian dhe ide të tilla si integrimi e diversiteti.

Me pak fjalë, Vladimir Putin na kupton shumë mirë. Por pyetja që lind natyrshëm është: A e kuptojmë ne vërtetë? Po Trump?

 18.03.2017, 08:57  | Z.H. | 2,031 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
Tuna nuk fton kunatën në 'baby shower'?
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.