« Sheshi "Skendërbeu" » Mexhiti fton gjithë shqiptarët të përjetojnë kulturën dhe artin e gjitha trevave shqi..
« Analistët » Sporti shqiptar nuk duhet të anashkalohet nga Qeveria e Maqedonisë
« Kadriu për Zhurnal » Reforma në gjyqësor nënkuton shumë gjëra, jo vetëm shkarkimi i Zvërlevskit
« E fundit » Më në fund mbaroi seriali "Zvërlevski", u shkarkua me 64 vota "pro"
Tërhiqet Kuvendi, Vetingu drejt vjeshtës
drejtesia-420x236.jpg

Procesi i konstituimit të organeve të Vetingut, të cilat do të kalojnë skanerin e trefishtë 800 prokurorë dhe gjyqtarë, është rikthyer për herë të dytë në stadin fillestar, duke e bërë pothuajse të pamundur votimin e kandidatëve nga ky Parlament para se të shpërndahet në datën 3 maj.

Një javë pas vendimit për rihapjen e procedurave për aplikantët të rij, Parlamenti ka ndryshuar dje vendimin, duke e hedhur poshtë këtë procedurë, me sa duket pas refuzimit të Avokatit të Popullit, për shkak të mungesës së bazës ligjore.

Megjithatë, sa i takon llogaritjes së afateve, vendimi i djeshëm i Kuvendit, e kthen procesin edhe një herë në fazën fillestare, duke e bërë tejet të largët ditën që do të ngrihen institucionet Vetingut. Sipas vendimit, do të duhen të paktën edhe 9 ditë kohë, që Avokati i Popullit të nisë edhe një herë verifikimin nëse kandidatët që kanë sjellë dokumentacion shtesë, i plotësojë apo jo kriteret formale.

Referuar vendimit të fundit të Kuvendit, nëse të institucionet dhe organet do t’i konsumojnë deri në fund të gjitha afatet e parashikuara në ligj, atëherë organet e Vetingut nuk mund të ngrihen para muajit korrik, në një kohë kur Parlamenti shpërndahet në fillim të muajit maj. Pra, sipas afateve ligjore, organet e Vetingut mund të ngrihen vetëm nga Parlamenti i ri që do të dalë nga zgjedhjet e 18 Qershorit.

Ndërkaq, zvarritja e Vetingut shtyn automatikisht të gjitha institucionet e reja të drejtësisë, që nga Byroja e Hetimit, Prokuroria e Posaçme, Gjykatat Speciale si dhe organet për qeverisjen e sistemit të drejtësisë. Megjithatë, nëse do të ketë vullnet politik, institucionet mund t’i përzgjedhin anëtarët në kohë rekord, por opozita e ka kushtëzuar votën e saj me krijimin e një qeverie teknike.

Vendimi i Kuvendit 

Parlamenti ka vendosur dje t’i kthejë Avokatit të Popullit dosjet e kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për të shërbyer në organet e Vetingut. “Kuvendi vendosi: T’i kthejë Avokatit të Popullit dosjet e depozituara të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e rivlerësimit.

Avokati i Popullit, brenda dy ditësh nga marrja në dorëzim e dosjeve të depozituara të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e rivlerësimit, njofton kandidatët që nuk kanë plotësuar kriteret formale, për riplotësimin e dokumentacionit, kur kjo gjë është e mundur, në të kundërt të dokumentacionit të nevojshëm që vërteton përmbushjen e kritereve ligjore.

Kandidatët, brenda shtatë ditëve nga dita e njoftimit prej Avokatit të Popullit, paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për riplotësim të dokumentacionit përkatës pranë këtij institucioni, sipas neneve 6 dhe 7 të ligjit nr. 84/2016, për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në vendim. Kuvendi shprehet se i gjithë procesi zhvillohet nën monitorimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Pezullohen procedurat 

Kuvendi i ka deklaruar pezullimin e procedurave për zgjedhjen e kandidatëve për organet e Vetingut. “Avokati i Popullit, sipas pikës 1 të këtij vendimi, për vlerësimin e kandidatëve, ndjek procedurat dhe afatet procedurale të përcaktuara në ligjin ligjit nr. 84/2016, për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kuvendi pezullon procedura për zgjedhjen e kandidatëve sipas ligjit nr. 84/2016, për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në vendimin e Kuvendit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 09:39  | Z.H. | 408 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gruevski shfaqet pas një kohe, ndjek nga afër ndeshjen mes Vardarit dhe Fenerbahçe
Filloi gara për kryeprokuror, ja tre kandidatët më të sigurtë
« Video » Shqiptari i makiatove artistike në Vjenë
MPJ: Deri në ora 20.30 nuk ka informacione për shtetas të plagosur nga Maqedonia
« Foto » Skandaloze: Rrahje fizike pas përfundimit të ndeshjes Vardar me Fenerbahçen
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.