« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
« Analistët » Fitorja e LSDM-së reflektoi "rahatllëkun" e popullit pas rënies së regjimit Gruevski
Tahiri: Rama kampion, sërish kryeministër
tahiri-opinion-645x358.jpg

Saimir Tahiri mblodhi strukturat e degës lokale të Partisë Socialiste të Tiranës, ku përveç se kërkoi angazhim për zgjedhjet e 18 Qershorit, duket se dha edhe një mesazh për LSI-në, pasi ministra dhe zyrtarë të saj janë deklaruar ditët e fundit se duan Ilir Metën Kryeministër pas zgjedhjeve.

“Mbi të gjitha kemi një lider, Edi Rama, Kryeministri sot dhe për kë nuk e ka kuptuar ende, Kryeministër edhe pas 18 Qershorit, sepse Partia Socialiste jo vetëm do fitojë, por do fitojë në mënyrë spektakolare”, deklaroi ai.

Ai falenderoi të gjithë qytetarët për besimin që i dhanë gjatë mandatit si numri një i Ministrisë së Brendshme.

‘”Të punosh ja vlen më shumë se sa të flesh gjithë ditës. Sa më e madhe është  pengesa aq më e madhe është  fuqia për të punuar për Tiranën dhe Shqipërinë. Unë jam krenar për çfarë kemi arritur bashkë dhe që deri dje nuk mendohej. Ashtu si i detyrohem çdo qytetari në Tiranë dhe çdo cep të Shqipërisë me sinqeritet një ndjesë për çfarë nuk kam mundur të bëjë sepse mundësia ka qenë më e pakët se sa dëshira dhe vullneti im. Përulem me respekt dhe shumë mirënjohje për besimin dhe forcën që më dhatë’’

Tahiri shprehu besim se Fatmir Xhafa do ta kryejë detyrën e tij mësë miri.

“Dua t’i uroj suksese Fatmir Xhafës, kolegut tim për një kohë të gjatë në Komisionin e Ligjeve. Jam i sigurt Fatmiri do bëjë më të mirën në Ministrinë e Brendshme për të vazhduar gjithçka kemi nisur bashkë që ditën e parë të detyrës sonë”, vijoi ai.

E duke iu referuar protestës së opozitës, Tahiri u shpreh se në çadër ndodhen ata që mbajnë Shqipërine peng dhe mbrojnë gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

‘”Dje u mbushën 9 vjet nga përvjetori i Gërdecit, e ata që lanë 26 të vrarë, nuk kanë dhënë ende llogari, por janë mbledhur në çadër për të mbrojtur njëri-tjetrin, e të gjithë bashkë për të mbrojtur gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Historia i përbuzi, shqiptarët i injoruan, drejtësia i fali, por 18 qershori nuk do i fali. Ata që vranë e nuk u dënuan, ata që vodhën e shpëtuan, ata që sot rrinë në çadër e kujtuan se gjithë Shqipërinë do e fusin në çadër, do marrin faturën më shembullore, bashkë me drejtësinë e korruptuar që po mbajnë peng. Shqipëria nuk do kthehet pas. E shkuara nuk do mbaj peng të ardhmen’’, u shpreh Tahiri.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2017, 09:40  | Z.H. | 652 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
Reja e Shyhretes një nuse e "shtrenjtë", nuk do ta besoni ҫfarë ka blerë (Foto)
“Благодарам Били”
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.