« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komu..
Agjencia “Zhurnal” ua uron festën e Fitër Bajramit
Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Standard dhe Purs e konfirmoi rejtingun kreditor të Maqedonisë
133239260.jpg

Agjencia kreditore Standard dhe Purs e konfirmoi rejtingun kreditor të Maqedonisë, BB - me pamje stabile.

Nga agjencia kreditore njoftojnë se si edhe në raportin e tetorit , rejtingun e bazojnë në performansat e mira ekonomike të ekonomisë së Maqedonisë, por edhe në krizën politike, e cila kulminon. 

Standard dhe Purs vlerësojnë se në ekonomi ka trende pozitive edhe krahas krizës politike dhe projeksionet e tyre ekonomike janë pozitive. Nga Agjencia presin që papunësia të vazhdojë të zvogëlohet në kontinuitet nga viti në vit dhe në vitin 2020 të bie në 21,5 për qind. Në pajtim me projeksionet e tyre, investimet dhe eksporti do të vazhdojnë të rriten edhe në afat të mesëm.

Standard dhe Purs shkruajnë se zonat e lira ekonomike do të jenë gjenerator të rritjes ekonomike, posaçërisht përmes sinergjisë nga bashkëpunimi me kompanite lokale dhe furnizuesve.

Siç njoftojnë nga rejting agjencia, deficiti buxhetor prej 2,8 për qind në vitin 2016 është i ulët, ndërsa vendi zbaton konsolidim fiskal, me të cilin deficiti do të bie në 2,2 për qind deri në vitin 2019.

Standard dhe Purs potencojnë se borxhi shtetëror edhe pse i rritur, mund të cilësohet si i ulët në krahasim me vendet me rejting të njëjtë kreditor.

Për sektorin bankar nga Agjencia njoftojnë se është mirë i kapitalizuar dhe profitabil dhe kryesisht nga depozita të vendit.

Si kërcënim më i madh për ekonominë e Maqedonisë, Standard dhe Purs e shikon krizën politike. Në raport shkruan se situata politike u bë edhe më e komplikuar pas zgjedhjeve në dhjetor 2016. Sipas pikëpamjeve të tyre, edhe nëse formohet qeveria, ajo nuk do të jetë stabile dhe nuk do të mund të jetë bartës i proceseve reformiste dhe kriza nuk do të zgjidhet.

Si Standard dhe Purs, në shkurt edhe agjencia kreditore Fiç e konfirmoi rejtingun kreditor të Maqedonisë, duke njoftuar se në pajtim me performansave ekonomike, vendi meriton rejting më të lartë nga ai aktual, por për shkak të krizës politike, nuk mund të japin rejting më të lartë. 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.03.2017, 11:00  | T.E. | 522 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komunës së Sarajit, kërcënohet me jetë drejtori i Agjencisë Zhurnal!
« Përditësuar » Vrasje e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit
Vrasje e katërfishtë në Saraj, xhaxhai vret dy nipërit, vëllain dhe veten
Gruevskin po e braktisin aleatët, ja çfarë i ndodhi në Manastir
Lajmi i keq vjen nga BE, shikoni çfarë ka ndodhur me vizat europiane
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.