« Analistët për Zhurnal » Jetëgjatësia e Qeverisë Zaev, varet nga zbatimi i programit qeveritar
Bashkim Selmani: Të themelohet Gjykata Speciale e krimeve të rënda
Partitë shqiptare me ministritë e njëjta, kryeparlamentari dhe ministri i shëndetësis..
« Analistët për Zhurnal » "Deklarat e partive shqiptare" e cunguar inkorporohet në programin qeveritar, "27 Pri..
Uikend program për sipërmarrësit e rinj në Dhomën publike për "Disejn që shet"
133613226_1.jpg

Në kuadër të "Disejnit që shet" në Dhomën publike do të mbahen ligjërata të ekspertëve të cilët do të ndajnë përvoja me prodhuesit dhe sipërmarrësit e rinj nga Maqedonia për punën dhe pozicionimin e brendeve të reja.

Ky biznes uikend, sipas organizatorëve, është intervenim i Dhomës publike në pikëpamje të nxitjes së sipërmarrësve të rinj në Maqedoni dhe stimulimin e sektorit të dizajnit.

"Është zvogëluar numri i dizajneve të reja, është zvogëluar numri i studiove të reja të dizajnit, të rinjtë janë gjithnjë e më të pavendosur për të investuar në veten, kreativitetin e tyre dhe në njohuri. Por si është e mundur që një sipërmarrës i ri të mos besojë në aftësitë e veta!? Nuk guxojmë të lejojmë që vetëm kapacitetet prodhuese dhe administrata të perceptohen si punëdhënës aktiv. Ekziston një vrimë e madhe në tregun vendor dhe rajonal, ndërsa nuk ka kush ta mbulojë me produkte. Me të vërtetë është për të ardhur keq që nuk e shfrytëzojmë momentin kur jemi të rrethuar me një numër të madh resursesh, teknologji të arritshme dhe çmim të ulët të punës, ndërsa e gjithë kjo e bërë me inovacion, kohë, punë dhe mjete minimale mund të sjellë benefit të madh", thotë Aleksandar Velinovski themelues i qendrës për dizajn Dhoma publike dhe Javës së dizajnit në Shkup.

Të interesuarit mund të caktojnë edhe takim tet a tet, gjegjësisht këshillim individual në kohëzgjatje prej një ore me një ose më shumë ekspertë.

"Disejn që shet" është në organizim të Dhomës publike dhe Grow Up Academy dhe mbështetet nga Swiss Contact.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.03.2017, 11:00  | T.E. | 464 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« Foto: » Djali i Tunës “noton” në luks, nuk do ta besoni sa kushton karroca e tij
« Foto/Video: » Para Norës dhe Tunës ka qenë kjo femër në jetën e Robert dhe Patris Berishës
« Tronditëse: » Funksionarët e përgjuar në "bombat" e Zaevit, në Psikiatri janë të regjistruar si "të çmendur"?
Partitë shqiptare me ministritë e njëjta, kryeparlamentari dhe ministri i shëndetësisë janë risi
VMRO-DPMNE: Shekerinska, personi më i mposhtur në zgjedhje në histori të Maqedonisë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.