« Video » Aksident i rëndë në garën me makina në Shkup, ka të lënduar
27 prilli, hetim për urdhërdhënësit pastaj për autorët e dhunës
Konkluzat e Kuvendit qëndror të RDK-së
« Analistët » Fitorja e LSDM-së reflektoi "rahatllëkun" e popullit pas rënies së regjimit Gruevski
Në Itali për turizëm, a mund ta zgjas kohën e qendrimit? Përgjigjet eksperti
auto_valigia131489840955.jpg

Kam ardhur për të parë disa të afërm e di që si turist mund të qëndroj maksimumi 90 ditë, por do të dëshiroja të qëndroja më gjatë. Si t’ia bëj që të shtyj kthimin?

Kush vjen në Itali për periudha të shkurtra, për shembull për turizëm apo për të takuar të afërmit, në përgjithësi, pajiset në konsullatat italiane në vendlindje me “vizë të njësuar Schengen” të tipit C, që ka kohëzgjatje maksimale 90 ditë. Qytetarët e disa vendeve, si shqiptarët për shembull, falë marrëveshjes me BE-në, nuk kanë nevojë të pajisen me “vizë të njësuar Schengen” për udhëtimet e shkurtra, por gjithsesi duhet të respektojnë plotësisht atë çka kjo vizë parashikon, e në veçanti afatin kohor të qëndrimit në Itali (dhe në të gjithë zonën Schengen).

Me të mbërritur në Itali, kush vjen në Itali për kohë të shkurtër (pra me vizë të njësuar Schengen të tipit C apo pa vizë falë liberalizimit të vizave), nuk duhet të kërkojë leje qëndrimi por thjesht duhet të bëjë një deklarim të pranisë së tij në territorin italian.

Me përfundimin e 90 ditëve, qytetari i huaj duhet të kthehet në atdhe nëse nuk dëshiron të kthehet në imigrantë të parregullt e të rrezikojë dëbimin që ka si pasojë ndalimin e hyrjes në Itali dhe në të gjithë zonën Schengen. Rregullorja zbatuese e Tekstit Unik mbi Imigracionin (DPR 394/1999), në nenin 13, parashikon mundësinë e qëndrimit përtej 90 ditëve vetëm nëse ekzistojnë “motive serioze, veçanërisht të karakterit humanitar apo që rrjedhin nga detyrime kushtetuese ose ndërkombëtare”, sqaron Stranieriinitalia.it/Shqiptariiitalise.com.

Ndaj, shtyrja e kthimit mund të ndodhë vetëm në raste të jashtëzakonshme, si për shembull, një sëmundje apo aksident që e detyron të huajin të shtrohet në spital apo sidoqoftë të ketë të pamundur të ndërmarrë udhëtimin e kthimit. Në këto raste duhet shkuar në Kuesturë për të kërkuar zgjatjen e qëndrimit në Itali, duke paraqitur të gjithë dokumentacionin e përshtatshëm për të shpjeguar arsyet e tejzgjatjes së qëndrimit. Por është mirë të mbahet parasysh, kjo mund të bëhet në situata vërtet shumë shumë të rralla.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.03.2017, 13:54  | T.E. | 564 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Revoltohen banorët e Çairit, "Zeka i Abisë, më çokollada të shpisë, do ti merë votat e Haxhi-së"!
Zaev: Nuk e kam të lehtë të shoh kandidatin e ASH bashkë me VMRO-në
Me ndeshje futbolli dhe me kërkesa të mbështetjes së Avdisë nuk arrihet fitorja e 'Zekës së Abisë!?
Reja e Shyhretes një nuse e "shtrenjtë", nuk do ta besoni ҫfarë ka blerë (Foto)
“Благодарам Били”
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.