Ish Ministri i Arsimit Sulejman Rushiti bon rezil tifozët e BDI-së, dhe Besës
Lunaçek: Kurz ka diskredituar Austrinë dhe BE-në me përkrahje për Gruevskin
« ZHURNAL MËSON » Qeveria e re gati listën e arrestimeve të ministrave aktual, ish ministra, ish depute..
« Zbulohet një tjetër skandal, Foto/Video » Ja si i pret huliganët në Parlament, ministrja Elizabeta Kançeska
Bashkia e Tiranës lançon nismën “Dhuro një stol”
veliaj-4.jpg

“Dhuro një stol” është nisma e radhës e bashkisë së Tiranës, ku tre stolat e parë janë vendosur në Parkun e Liqenit, nga vetë qytetarët që janë bërë pjesë e nismës.

Nëse ke dëshirë të kujtosh një të afërm që nuk jeton më apo të shenjosh një përvjetor të bukur, mund t’i bashkohesh nismës më të re të Bashkisë së Tiranës.

“Kjo është një nismë e re, ku shumë familjarë me dëshirën për të kujtuar të afërmit e tyre, kanë dhuruar një stol në ‘Shtegun e qershive’. Tani që kanë çelur edhe qershitë, është bërë një ambient shumë i bukur. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë gjetur këtë mënyrë për të mbajtur dashurinë ndezur në qytetin tonë, të jemi shumë më solidarë dhe të kemi kujtimet më të mira nga ata që na kanë lënë, por që kanë bërë gjëra të bukura, të cilat meritojnë t’i kujtojmë me shumë dashuri në këtë qytet”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se kjo nismë do të vijojë dhe do të shtrihet edhe në zona të tjera të qytetit të Tiranës.

“Mezi presim që të zbukurojmë edhe vende të tjera të qytetit, qoftë me mbjellje pemësh, qoftë me stola e dekorime, të cilat na bëjnë të kuptojmë se në Tiranë jemi një familje e madhe dhe pavarësisht se këtu jetojnë 1 milionë vetë, sillemi si një familje dhe respektojmë të dashurit tanë dhe ata që kanë kontribuar për këtë qytet”, tha ai.

Në kuadër të nismës “Dhuro një Stol”, Bashkia e Tiranës përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit nxit qytetarët të kontribuojnë edhe për Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës. Në dispozicion të të interesuarve do të jetë modeli i stolit dhe vendndodhja e detajuar në hartë, ndërsa gjatë procesit dhuruesi do të ndihmohet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

 18.03.2017, 13:55  | T.E. | 349 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ivanov i bie në gjunjë Hoyt Brian Yee
« Zbulohet një tjetër skandal, Foto/Video » Ja si i pret huliganët në Parlament, ministrja Elizabeta Kançeska
Kreu i BFI-së viziton Ziadin Selën në spitalin e Tetovës
« Lajmi i fundit » Arrestohet kryeshefi i DSK-së për dhunën ndaj deputetëve
MPB dislokon gjithë potencialin policor rreth ndërtesës së Kuvendit para formimit të qeverisë
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.