« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
« Markoviç për Zhurnal » Nëse VMRO i fiton lokalet, do të kërkojnë edhe zgjedhje të parakohëshme
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Pri..
Kaosi shkaktoi Ramën në politikën tonë
sonila-meco-420x299.jpg

Fitorja e Trump në Shtetet e Bashkuara, një administratë ende në ndërtim, me nominime të pa ekzekutuara paralelisht me një frustrim europian, stimuluar nga rreziku i ekstremizmit në prag të zgjedhjeve në dy qendra të rëndësishme vendimarrëse, Francë e Gjermani ka ndryshuar qasjet e zgjidhjeve për situata të ndërlikuara si këto në Ballkan. Mogherini foli për dy shtete në prag shpërbërjeje dhe katër të tjerë në krizë të thellë politike. Njëri prej tyre jemi ne.

Nga Sonila Meço

Panorama është e zymtë, institucionet shtetërore janë në zeitnot, në pamundësi kohe për të funksionuar normalisht. Por edhe ato ekzistuese nuk punojnë dot bashkë, interesat nuk u puqen, edhe kur kjo ndodh rreshtimi politik prej një sistemi bipartizan I vendos në istikame duke shtrënguar radhët.  Votuesit  janë të acaruar për situatën e rënduar ekonomike, të rendit, atë politike dhe acarimi u adresohet politikanëve, atyre që përpiqen drejt kompromisesh që vetëm e fashojnë plagën, por edhe establishmentit. Sot besoj se nuk qe Rama që shkaktoi kaosin, por kaosi shkaktoi Ramën në politikën tonë, duke krijuar një efekt spiraleje. Rama nuk është një spazmë kaosi, cfarë përjetojmë është një sindromë kaosi, thënë ndryshe një degradim I sistemit politik, I paaftë për tu vetëorganizuar Me bujarinë e një faktori ndërkombëtar që I besoi një njeriu të vetëm si garant I zgjidhjes së kaosit dhe vetbesimin absolut të këtij të fundit për ‘atësinë’ e zgjidhjes, ja ku jemi sot në shpërbërjen e plotë të sistemit.

Sot demonizohet si pushteti, që po shënon rekorde të reja duke e rifutur Shqipërinë në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, ashtu edhe opozita që ka dalë me tezën e rithemelimit të republikës, por edhe partitë e reja ende të paprovuara në zgjedhje që propozojnë tronditjen e sistemit për t’I dhënë fund kaosit. I demonizojmë, kryqëzojmë, si ata që mbajnë kaosin edhe ata që premtojnë ta zhbëjnë duke sulmuar vetë sistemin tonë imunitar. E duke sulmuar atë, jemi bërë rëndë, të sëmurë seriozisht, të pashpresë. Sot lehtësisht mund të identifikojmë edhe nga gjuha e përdorur prej kampeve kundërshtare, se për socialistët kaosi është kronik, trashëguar nga Saliu, ndërsa për Demokratët akut, një manifestim i  paaftësisë qeverisëse të Ramës dhe kapjes së tij nga krimi.

Por në qerthullin e kriminalizimit dhe kanabizimit (që do të mjaftonin të hidhinin në erë cdo besim mes palëve për një proces normal zgjedhor), u krijua një problem të cilit vetë maxhoranca i duhej qasur mencurisht duke konsideruar si vektorin ligjor ashtu edhe atë politik. Vettingu versus zgjedhjet.  Ngjan sot jo vetëm  tejet e sforcuar përpjekja për të sjellë bash në muajt parazgjedhorë miratimin e reformës në drejtës, por edhe malinje. Me gjithë kontestimet e saj, vlerësimet nga Komisioni i Venecias, prekjet antikushtetuese të vetë Kushtetutës, formulave thuajse të  parealizueshme të proceseve vlerësuese të trupave të drejtësisë në vend, ajo u soll ashtu gjysmë e gjallë e gjysmë e vdekur si një kurban para zgjedhjeve. Dhe për ta zhvilluar idenë e kurbanit, a nuk do qe logjike që një reformë e kësaj përmase, kaq rrënjësore, t’I lihej si një referendum zgjedhjeve dhe votës së sovranit? Me logjikën pragmatiste edhe të një force si PS për ta patur asetin e vet më të rëndësishëm elektoral, një votë për maxhorancën aktuale do t’i jepte legjitimitetin të qe ajo drejtuese e këtij procesi. Pse ky nxitim, kjo ngasje e shpenguar që mori përpara copëza kushtetute, dinjitet ambasadorësh, logjikë juridike, standarde demokracie e stabilitet politik? Që në fund të ditës hapi një cadër, sepse Cadra e Lirisë qe pasojë edhe e këtij nxitimi katastrofal, pasojë e një reforme që nuk iu la verdiktit të sovranit, që me pamundësinë e zbatimit të saj qe dështim qysh në zanafillë. Thënë këtë,  nuk besoj në tezën se frika prej Vettingut ngujoi në cadër opozitën. Kam hyrë ndër të parët në atë cadër, duke besuar tek nevoja e reagimit, e zhbërjes së këtij autizmi që na le shurdh përpara fakteve se zgjedhjet janë seriozisht të rrezikuara, se kanabizimi po kriminalzion ekonominë, se koncensionet na kanë bërë më të varfër, se shtresat e pambrojtura sot detyrohen me dhunë të përballojnë pagesa e taksa, se ka marrë fund meritokracia dhe korrupsioni na ka cuar në apnea. Ndrëkohë që garantuesit me paspaortë joshqiptare u bënë pjesë e problemit dhe jo zgjidhjes.

 

Pas raportit të DASH, që zyrtarisht e fut Shqipërinë në listën e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave në botë, bie teza e mbrojtur me monologje e dialogje e Ramës se zgjedhjet do të jenë më të mirat të zhvilluara ndonjëherë. Këtë optimizëm e bën tragjik qëndrimi i ambasadorit Lu, që në të njëjtën ditë lexonte  zhvillimet në Shqipëri në frekuencë krejt të ndryshme me Departamentin e Shtetit. Pra kaosi, kronik a akut ka krijuar një sindromë së cilës nuk I shpëtoka dot askush që thith ajër e pi ujë Shqipërie. Dyshimet se zgjedhjet mund të manipulohen nga zhvillimi i biznesit të kanabisit dhe krimi tashmë nuk janë fantazi, por fakte të zezë mbi të bardhë të cilat nuk I zhbën dot as lëvizja e një ministri, as e garniturës me të cilën u servir kjo lëvizje e aq më pak motivimi qesharak I nevojave partiake mbi ato shtetare. /Shkruar për Citynews

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.03.2017, 17:15  | T.E. | 688 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Ja cilat shkaqe mund të jenë për tërheqjen e diplomatëve serb nga Maqedonia!?
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.