« Analistët » LSDM dhe partitë shqiptare të mos presin më, por ta formojnë qeverinë
Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Moska heton mediat perëndimore
k_1.jpg

Dhoma e ulët e Parlamentit rus urdhëroi nisjen e hetimeve mbi punën e CNN-it dhe Zërit të Amerikës për të parë nëse ajo është në përputhje me ligjet vendase. Në vëmendjen e Dumës është po ashtu dhe shërbimi në rusisht i radios Europa e Lirë.

Kjo lëvizje ishte nismë e zëvendëskryetarit të Komitetit Parlamentar mbi Politikën e Informacionit, Konstantin Zatulin, anëtar i partisë “Rusia e Bashkuara” të Vladimir Putinit. 

Politikanët amerikanë, që e kanë akuzuar rregullisht shtypin rus për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Uashingtonit, kaluan nga retorika tek veprimi pas zgjedhjeve presidenciale, thuhet në dokument. 

Me këtë, Zatulin i referohej nismës së senatores amerikane nga Nju Hempshajër Jeanne Shaheen, e cila paraqiti projektligjin që do t’i mundësonte Departamentit të Drejtësisë hetimin e shkeljeve të mundshme të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj nga rrjeti i lajmeve RT, i mbeshtetur nga Moska.

“Nisur nga fakti që të tilla verifikime të mbështetura në një projektligj që mund të dëmtojë reputacionin e televizionit rus dhe të vendit tonë në përgjithësi, besoj se është e nevojshme të merren masa proaktive”, shpjegon Zatulin. 

Ai e lidhi haptazi hetimin me ligjin e Shaheen, duke cituar vlerësimet e shërbimeve amerikane të informimit se RT në SHBA është përdorur si pjesë e një fushate të drejtpërdrejtë të Kremlinit për shfrytëzimin e ndikimit publik me qëllim mbështetjen e Donald Trump gjatë zgjedhjeve të nëntorit  2016. 

CNN është kritikuar nga Moska për mënyrën sesi ka përcjellë përfshirjen e dyshuar ruse në presidencialet amerikane si dhe lidhjet ndërmjet bashkëpunëtorëve të Trumpit me zyrtarët rusë.

 18.03.2017, 17:54  | R.ZH | 300 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
Gjendet i vdekur në rrugë një person në Shkup
« Foto: » Kjo këngëtare është kunata e Adelina Tahirit
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.