Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Analistët komentojnë nacionalizmin e butë të LSDM-së dhe të egrin e VMRO-së
Ministrat e Financave nuk bien dakord për tregtinë e lirë
C_2_articolo_3062379_upiImagepp.jpg

Politika e Trump “Amerika e para” ka përçarë samitin e ekonomive më të mëdha të botës. Ministrat e G20 nuk kanë arritur të bien dakord për vijimin e politikave të tregtisë së lirë. Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, tha qartë dhe prerë se nuk beson në tregtinë e lirë, por në tregtinë e balancuar. Megjithatë Ministrat ranë dakord për të luftuar shmangien e taksave, për masa të ashpra në financimin e terrorizmit dhe forcimin e investimeve private në Afrikë.

Ministrat e financave nga ekonomitë më të mëdha të botës kanë hedhur poshtë angazhimin antiprotektiv pas kundërshtimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Takimi dy ditor i Ministrave të G20 u mbyll pa rinovimin e zotimit të tyre për të përforcuar tregtinë e lirë.Vitin e kaluar, grupi i 20 ekonomive më të mëdha botërore u zotua për rezistencë ndaj të gjitha formave të proteksionizmit.

Por që nga koha kur Donald Trump ka marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë shumë gjëra kanë ndryshuar, pasi republikani po respekton me fanatizëm politikën e tij “Amerika mbi të gjitha”.

Dhe politikat e Trump përfshijnë dënime për kompanitë që prodhojnë produktet e tyre jashtë vendit.

Duke folur pas përfundimit të takimit, Sekretari Amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, tha qartë dhe prerë se nuk beson në tregtinë e lirë, por në tregtinë e balancuar.

Takimi gjithashtu nuk arriti një marrëveshje mbi disa kushte mbi klimën. Trump ka premtuar tashmë të shkurtojë fondet e mjedisit.

‘Përjashtimi i dy çështjeve në komunikatë ishte zhgënjyes’, tha Ministri francez i Financave, Michel Sapin.

“Më vjen keq që diskutimet tona sot nuk ishin në gjendje për të arritur një përfundim të kënaqshëm në dy prioritetet absolutisht thelbësore që bota jonë dhe që Franca do të kishte pëlqyer që G20 ti çonte përpara”, tha ai.

Megjithatë Ministrat ranë dakord për të luftuar shmangien e taksave, masa të ashpra në financimin e terrorizmit dhe forcimin e investimeve private në Afrikë.

 18.03.2017, 18:59  | R.ZH | 385 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
Vëllau therr vëllaun në Vizbeg të Shkupit
Padi penale për 7 persona në lidhje me vrasjen në Matkë
Tuna nuk fton kunatën në 'baby shower'?
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.