« Analistët » LSDM dhe partitë shqiptare të mos presin më, por ta formojnë qeverinë
Analistët maqedonas të ndarë për ftesën e VMRO-DPMNE për takim të krerëve të krejt pa..
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
Maqedonia po i thotë “lamtumirë” BE-së, thotë gazeta austriake
Investigimi: Mish viçi dhe pule i kalbur nga Brazili eksportohej në Europë
m.jpg

Autoritetet braziliane kanë pezulluar 33 zyrtarë të qeverisë pas investigimit të zbuluar se  disa nga prodhuesit më të mëdhenj të mishit në vend kanë shitur prej vitesh mish viçi dhe pulash të kalbur.

Tre impiante përpunimi të mishit janë mbyllur ndërsa 21 të tjera janë nën shqyrtim

Shumë prej këtij mishi që prodhohej nga kompanitë eksportohej në Europë dhe në vendet e tjera të botës.

Brazili është një nga eksportuesit më të mëdhej të mishit të kuq.

Ministri i Bujqësisë, Blairo Maggi pritet të takojë ambasadorët e jashtëm të hënën  për të risiguruar ata me qëllim që të parandalohen sanskionet kundër eksportit të mishit brazilian

Operacioni u ndërmor në orët e hershme të së premtes 17 mars në 6 shtete të Brazilit pas një hetimi 2 vjeçar.Policia federale ushtroi kontrolle në 194 zona dhe në këtë operacion u angazhuan 1000 oficerë.

Sipas hetimeve disa nga menaxherët e këtyre kompanive kanë korruptuar inspektorët dhe politikanët për të siguruar certifikimin e qeverisë për produktet e tyre

Më shumë se 30 kompani akuzohen për mungesë higjiene, mes tyre është dhe JBS, një prej eksportuesve më të mëdha në botë të mishit të viçit dhe BRF, prodhuesja më e madhe në botë për produktet me pulë. Policia federale e Brazilit thotë se ka prova për të paktën 40 raste,përcjell Ora News.

“Ata përdornin acid dhe kimikate të tjera për të maskuar produktet e tyre. Në disa raste produktet që ata përdornin ishin kancerogjene” thotë policia shkruan BBC.

Në raste të tjera ata përdornin patate, ujë apo dhe karton përzier me mishin e pulës me qëllim që të rrisnin përfititet.

JBS përmes një deklarata tha se kishte zbatuar të gjitha standardet e cilësisë por dhe rregullat sanitare, shkruan BBC.Ajo konfirmoi operacionin e kontrollit por tha se asnjëri prej drejtuesve kryesore të ekzekutivit nuk ishte objekt hetimi.BRF deklaroi se po bashkëpunonte në hetim dhe mohoi të kishte shkellur rregullat.

Prokurorët deklaruan se një pjesë e parave rryshfet i ishte dhënë dy partive të koalicionit qeverisës,Partisë Progresit dhe partisë së Presidentit brazilian Michel Temer, PMDB

JBS ka të ardhura neto prej 55 miliardë dollarë ndërsa eksporton në 150 shtete, shkruan BBC.

 18.03.2017, 18:08  | R.ZH | 2,264 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Ndërron jetë biznesmeni tetovar Abdilnaser Vejseli, varimi bëhet nesër në drekë
« Foto: » Gruaja e Ermalit kapet mat, ja si duket ajo në fitnes
Tuna nuk fton kunatën në 'baby shower'?
« Foto: » Tuna do bëhet nënë por ja çfarë bën sot ish-burri i saj
Edhe BDI, Lëvizja Besa e Aleanca i kundërshtojnë thirrjet e VMRO-DPMNE-së
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.