Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët
« Zhurnal mëson » Thaçi i ka dhënë "besën" Zaevit se mund të llogarisë në mbështetjen e PDSH-së
« Video » Zaev dhe Bejta, për Gostivarin që duam të gjithë së bashku
« Sociologët » Ku ka politikë, nuk ka sport
Zona ekonomike në pritje të investitorëve
o_1.jpg

Dibër, 18 mars – Para disa viteve, me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, territorin të ish kazermës ushtarake në Dibër, në përdorim iu dha pushtetit vendor, i cili pikërisht këtë lokacion vendosi që ta përcaktojë si zonë ekonomike, shkruan gazeta KOHA. Zona në fjalë edhe pse i posedon të gjitha kushtet e infrastrukturës, edhe pse u mor për realizimin e projekteve nga disa të interesuar, deri sot nuk ka ndonjë objekt prodhues. Këtu janë objektet e Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe është në fazë ndërtimi një objekt i një kompanie private për kontroll teknik të automjeteve.

Deri tani, edhe pse ka pasur të interesuar investitorë të vendit dhe të huaj për ndërtimin e objekteve prodhuese, ajo nuk ka ndodhur. Bisedimet që i kanë pasur përfaqësuesit e biznesit nga diaspora dibrane në SHBA si dhe biznesmen nga Republika e Turqisë dhe disa shtet të tjera të Unionit Evropian, kanë mbetur vetëm si iniciativë. Në takimet që të interesuarit kanë pasur me pushtetin vendor në kontinuitet është theksuar se kushtet për investim në këtë zonë ekonomike janë shumë të mira, por deri sot nuk ka ndonjë investim konkret nga ana e të interesuarve. Biznesmenët nga Turqia që disa herë në mënyrë të organizuar kanë vizituar Dibrën dhe kanë pasur takime me pushtetin vendor dhe njëkohësisht kanë vizituar zonën në fjalë, kanë qenë të interesuar për fabrika tekstili.

Sa u takon interesimeve që kanë pasur biznesmenët dibranë që janë në mërgim, ata kanë prezantuar ide për ndërtimin e disa mini fabrikave në sfera të ndryshme. Duhet theksuar se vendimi që ka sjell themeluesi i zonës ekonomike, është mes tjerëve që investitorët të respektojnë aspektin ekologjik të zonës. Kusht kryesor është mos-ndërtimi i kapaciteteve industriale që ndotin mjedisin jetësor dhe këtë element të interesuarit kanë thënë se do ta respektojnë. Por, duke dhënë sqarime për shkaqet të mos investimit deri tani, biznesmeni dibran i cili jeton dhe punon në SHBA, Ibrahim Kolari, thotë për KOHA se problemi qëndron te pasiguria për të bë investime aktualisht në vendlindje.

“Ka shumë të interesuar mes mërgimtarëve të cilët duan të ndihmojnë Dibrën, por që ata ndërrojnë nga situata jo-stabile në vend dhe nga pasiguria për investimet që do t’i bënin në Dibër”, thotë Kolari. Në këtë drejtim, po të njëjtat komente i japin edhe disa dibranë- biznesmenë që punojnë dhe jetojnë në Itali dhe Gjermani.

Përfaqësuesit e odave ekonomike që jetojnë dhe punojnë në Dibër janë të mendimit se Zonat ekonomike e Dibrës, do të ishin një moment shumë domethënës për ringjalljen e ekonomisë dibrane. Në takimet që kishin Oda Ekonomike e Maqedonisë – rajoni i Dibrës dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore – rajoni Dibër, është dhënë vlerësimi se investimet në këtë zonë do të ulnin migrimin e dibranëve të rinj me hapjen e vendeve të reja të punës. Në situatë kur papunësia është e madhe, faktikisht edhe investitorët do të mund t’i gjenin kuadrot e nevojshme që janë në Dibër dhe rrethinë. Ekonomisti i njohur dibran dhe njeriu i par i Odës ekonomike për rajonin e Dibrës, Roland Pahumi, disa herë ka dhënë vlerësimin se investimet të biznesmenëve të vendit dhe të huaja janë me një domethënie të madhe për zhvillimin e Dibrës në përgjithësi.

Në pushtetin vendor në Dibër thonë se gjatë takimeve që ata kanë pasur me investitorë të vendit dhe të huaj, se investitorët kanë qenë të informuar se zona ekonomike posedon infrastrukturë komplete. Ajo është në periferi të Dibrës, ka rrugë të rregulluara, rrjet adekuat për furnizimin me ujë dhe posedon infrastrukturën e plot të rrymës elektrike. Po në këtë institucion kanë informuar se parcelat e parapara për investime janë ndarë me kohë, por deri tani, përveç objektit të fakulteteve të disperzuara të Universitetit të Tetovës dhe objektit të një kompanie që merret me regjistrime teknike të automjeteve tjetër objekt nuk ka. Në pushtetin vendor po ashtu shtojnë se gjatë këtij viti do të vazhdojnë lobimet si me investitorë të vendit ashtu edhe me investime të huaja që të financojnë dhe investojnë në këtë zonë ekonomike.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.03.2017, 22:22  | R.ZH | 1,139 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zyrtare: Mbyllet marrëveshja BDI dhe LSDM për Strugën, të enjten Zaev do kërkojë mbështetje për Merkon
Zaev i ofroi koalicion PDSH-së
Ja përse Muhamed Zeqiri me mbështetje të madhe për Visarin e BDI-së, dhe jo kandidatin "Zekën e Abisë"!
Pse u shemb "Shtëpia e Qazim bej Vlorës" z.Sela? Pyesin qytetarët
« Video » Zaev dhe Bejta, për Gostivarin që duam të gjithë së bashku
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.