Të gjithë e duan Maqedoninë në NATO dhe BE, çuditërisht edhe Gruevski
Dy skenarët e qeverisë Zaev
S`ka ulëse në qeverinë e re për Artan Grubin
Simbolet kombëtare dhe kulturore keqpërdoren nga partitë politike
"Misioni rus" i Ibrahim Kadriut promovohet në Bern dhe Gjenevë
ru.jpg
Loading...

“Misioni rus”, është roman i cili vjen si letërnjoftim, si dëshmi për fillimin e shekullit të kaluar, përkatësisht bën fjalë mbi kundërthëniet historike të asaj kohe të ndjerë kur shqiptarët ishin të nëpërkëmbur deri në asgjësim, shkruan KultPlus.

Një ndër shkrimtarët më produktivë të letrave shqipe, poeti dhe romancieri Ibrahim Kadriu, së fundi ka sjellë veprën “Misioni rus”.

Kjo vepër tashmë do të promovohet edhe në Bern e Gjenevë ka njoftuar vetë shkrimtari Kadriu për KultPlus. Gjatë ditës së nesërme vepra do të shpaloset para të pranishmëve në Bern, ndërsa ditën e diel para atyre në Gjeneve, por gjatë këtij promovimi do të ketë edhe aktivitete të tjera. Aty nuk do të mungojnë edhe disa fjalë për shkrimtarin e ndjerë Ditëro Agollin si dhe do të recitohen disa vargje të tij.

“Misioni rus”, është roman i cili vjen si letërnjoftim, si dëshmi për fillimin e shekullit të kaluar, përkatësisht bën fjalë mbi kundërthëniet historike të asaj kohe të ndjerë kur shqiptarët ishin të nëpërkëmbur deri në asgjësim, shkruan KultPlus. Në shënjestër është historia, keqtrajtimet dhe keqkuptimet e saj, në kohën kur shqiptarët ishin pa aleatë, të mbetur në mëshirën e fatit dhe të misionarëve, në mesin e të cilëve kishte edhe hoxhallarë me përkatësi ruse, siç ishte rasti i imamit të xhamisë së madhe në Prizren i cili, në momentin kur në këtë qytet ishte futur ushtria serbe (konkretisht më 3 tetor të vitit 1912) imami thërret xhematin dhe, pas një stazhi njëzetvjeçar si imam, iu drejtohet: - Ju mbetshi mirë, unë deri këtu e pata.

Romani përgjithësisht merret me fatet e shqiptarëve në raportet e politikës ndërkombëtare, në vorbullën hegjemoniste të shteteve fqinje. Ai fat, në faqet e këtij romani, është aq tragjik, aq i pa definuar sa që, shikuar nga prizmi i sotëm, është e habitshme se si shqiptarët kanë mbetur gjallë.

“Misioni rus”, përveç që merret me realitetet kohore, ato realitete aq tragjike, shtron edhe aspekte tjera të cilat kanë të bëjnë me portretet e figurave më eminente shqiptare të kohës, me ngjyrime reale, pavarësisht se fiksioni është mbështetja e autorit. /KultPlus.com

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.03.2017, 09:07  | L.E. | 382 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Anketë e re pas 11 dhjetorit nga IHPQM: BDI 12.5%, e BESA 12.2%, përsëri të barabarta
S`ka ulëse në qeverinë e re për Artan Grubin
Safetja trondit fansat, shikoni çka thotë për familjen e burrit
Karakamisheva çmendet pse Zaev ka përfaqësuar Maqedoninë mbrëmë në Bruksel !
« Foto: » Për disa është e pa përmbajtshme kjo që ka publikuar Learta Jakupi
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.