VMRO godet “radikalin” Ziadin Sela, LR-PDSH: nuk merremi me "kriminel"
VMRO sulmon, por qëndrimet e saj për gjuhën shqipe janë të njëjta me ato të LSDM-së
Hahn: Luhatjet e BE-së ndaj Ballkanit do t’ia hapnin derën Rusisë
Analistët thërrasin për rol aktiv të partive shqiptare
MPB: Konfiskohet drogë, armë dhe para në një aksion për shkatërrimin e një grupi, i cili ka shitur narkotikë
133616021.jpg

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se në aksionin për shkatërrimin e një grupi të organizuar kriminel, i cili është marrë me shitjen e drogës janë konfiskuar rreth 700 gramë heroinë, 250 gramë kokainë, midis 8 dhe 10 kilogram marihuanë, 570 tableta ekstazë, armë, para dhe peshore digjitale.

Aksioni është zbatuar në disa lokacione në Prilep, Manastir dhe Shkup me ç'rast janë arrestuar gjashtë persona, ndërsa dy persona të cilët janë në arrati po kërkohen intensivisht.

 

Padi penale është ngritur kundër D.V. (41), N.H. (43), E.Z. (44), M.K. (30), M.S. (37), F.P. (27), I.T. (29) dhe V.V. (39) për "prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

 

Kundër N.H. do të dorëzohet padi edhe për "përpunimin e palejuar, mbajtjen dhe tregtimin me armë apo materieve shpërthyese", ndërsa kundër V.V. për "shpërlarje parash dhe të ardhura të tjera prej veprave penale".

 

Pesë personave të tjerë u është caktuar masë arresti në kohëzgjatje prej 30 ditëve, ndërsa një personi i është caktuar masa arrest shtëpiak. 

Pas hetimit të zbatuar u konfirmua se D.V. nga Prilepi është organizator i grupit kriminel, i cili për një kohë të gjatë është involvuar në shitjen e heroinës dhe marihuanës në rajonin e Prilepit dhe të Manastirit.

 19.03.2017, 16:17  | T.E. | 3,258 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
VMRO godet “radikalin” Ziadin Sela, LR-PDSH: nuk merremi me "kriminel"
« Foto: » Motra e Afërditës një “bombë” e vërtetë, shfaq gjoksin në bikini
« Foto: » Urimi më i bukur Andrrës nuk i erdhi nga Sinani por…
Tre të vdekur në Zvicër, dyshohet për vrasje
« VIDEO: » Përmendet TV21, Labi ia kris vajit live në emision
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"

Dimitrie Cupovski 4/2-11
Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.