Daçiq: Serbia mund të ndryshojë qëndrimin për emrin e Maqedonisë
Gruevski: Qeveria gabon nëse e ndryshon politikën tatimore
Jeremiq: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, dilentantizëm dhe mashtrim diplomati..
« E tmerrshme » Huliganët maqedonas rrahin barbarisht Albanin, institucionet heshtin (Foto)
MASH për regjistrimet në shkollat e mesme, konkursi shpallet më 31 mars
MASH_7.jpg

Shkup, 19 mars - Për vitin shkollor 2017-2018 ministria e arsimit me 31 mars do të shpall konkurs për regjistriminE nxenesve  në të gjitha shkollat e mesme komunale të qytetit të Shkupit dhe ato shtetërore të Republikës së Maqedonisë.

 

Safet Neziri, këshilltarë në minsitrinë e Arsimit,  tha se janë bërë reforma të shumta që në të ardhmen të rinjët të kenë lehtësime  gjatë punësimit.

 

Meqë imperativ i shekullit 21 është synimi për tju përshtatur tregut të punës, MASH  ka paraparë risi  në këtë drejtim, sidomos në shkollat e mesme tre vjecare dhe ato kater vjeçare.

 

“Te kjo profesionale se bëhet fjalë sivjet për herë të parë do të stratohet me numër të konsiderueshëm  të kualifikimeve  reformuara modulare të cilët I kemi bërë se bashku me ndihmën e këshillit britanik  të përkrahur nga Ipa Fondet por gjithashtu jemi duke bërë reformimin edhe të kualifikimit  3 vjecar të shkollave te mesme profesionale dhe ato 4 vjeçare nga Banka Boterore.  Të gjitha këto risi kanë të bëjnë pikërishtë më këto profile apo kualifikime dhe do të jenë në bazë të nevojës dhe të kërkesës të tregut të punës” – tha Safet Neziri nga MASH.

 

Shkolla e mesme profesionale e  kimisë “Marija Kiri Skllodovska” këtë vitë ka bërë kërkesë për një drejtim të ri  i cili është përkujdesës për personat e moshuar në spitale  të cilët tani presin përgjigje nga isntitucionet kompetente.

 

“Ne si shkollë  kemi bërë kërkesë deri në Qytet të Shkupit.  Tani presim përgjigje nga ministria e Arsimit,  kemi rritje të paraleleve këtë vit  nga 4 që kishim vitin e kaluar, tani kemi  6 . Përveç drejtimeve  të reja që janë hapur vitin e kaluar  teknik i kimise  teknologjike,  tani kemi edhe një drejtim të ri përkujdesës për personat e moshuar  të cilët gjenden në spital. Tani për herë të parë hapet  edhe në gjuhen maqedone edhe në gjuhen shqipe  në këtë drejtim” – deklaroi Vedat Mustafa, Zv. Drejtor i SH.M “Marija Kiri Skllodovska”.

 

Nga minsitria e Arsimit theksojnë se deri më tani nuk ka aritur asnjë kërkëse për asnje shkollë të mesme nga Qyteti I Shkupit.

 

“Për momentin jemi duke i mbledhur të gjitha kërkesat  e të gjithave 108 shkollave  të mesme në Maqedoni,  jemi kah fundi . Por per momentin ende nga Qyteti i Shkupit  e cila është themeluese e 23 shkollave të mesme të Shkupit  ende nuk i kanë  sjellur  kërkesat e shkollave  të tyre” – u shpreh Safet Neziri nga MASH.

 

Drejtimet e kësaj shkolle të mesme u mundësojnë nxënësve që të kyçen më lehtë në tregun e punës me drejtime edhe deficitare për momentin. 

 

Në këtë shkollë gjithashtu funksionojnë aktualisht edhe drejtimet profesionale, si drejtimet e mjekësisë: Teknik laboratorik-farmaceutik dhe Teknik laboratoriko–medicinal. Gjithashtu funksionojnë edhe drejtimet Teknik i proceseve prodhuese dhe Teknik i optikës së syve, që të dy drejtimet janë drejtime të vetme në Maqedoni me mësim në gjuhën shqipe.

Ky i fundit madje është i vetmi i këtij lloji në Shkup, ku mësohet në gjuhën shqipe.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.03.2017, 18:56  | T.E. | 4,705 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Gjuajtje me armë pranë burgut të Idrizovës, ja çfarë ndodhi
Vuçiq tregon arsyen se pse Beogradi ka tërhequr personelin diplomatik nga Shkupi
Morena do t’ju çmendë me këtë foto nga pishina (Foto)
Ramabaja: Tërheqja e diplomatëve serb nga Shkupi, pranim publik i disfatës së `27 Prillit` nga ana e Beogradit
Bigi po martohet, ja detajet!
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.