Sqarim ndaj reagimit të Komunës Saraj ndaj Agjencisë së Lajmeve Zhurnal
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, po..
Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme
« Analistët » Fitorja e Edi Ramës "shpresë" edhe për shqiptarët e Maqedonisë
Kriza politike godet sektorin e biznesit në Maqedoni
33D7A5CE-3E57-48E4-9745-BBA664BE4CCF_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s.jpg

Shkup, 19 mars - Sektori i biznesit për çdo ditë e më shumë merr goditje të rënda, si pasojë e zvarritjes së procesit të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, theksojnë përfaqësuesit odave ekonomike të vendit.

Kryetari i Federatës së biznesit në Maqedoni, Mile Boshkov, për Radion Evropa e Lirë thotë se kriza politike në masë të madhe ndikon negativisht në sektorin e biznesit veçanërisht zhvillimin e ekonomisë.

Si më problematike, Boshkov fokuson bllokimin e operacioneve financiare në mes kompanive private dhe institucioneve të shtetit të cilat i kanë kompetencat e kufizuara përderisa nuk formohet qeveria e re e Maqedonisë.

“Zvarritja e procesit të zgjidhjes së krizës politike në Maqedoni, dhe funksionimi i qeverisë teknike me kompetenca të kufizuara, ndikon shumë negativisht në zhvillimin e ekonomisë. Kompanitë private ndodh që nuk arrijnë t’i realizojnë operacionet ekonomike, ngase institucionet e vendit funksionojnë me kompetenca të kufizuara”.

“Tani dhe zgjedhjet lokale shtyhen edhe në këtë drejtim do të marrë goditje sektori i biznesit veçanërisht ato kompani, të cilat janë të përfshira në realizimin e projekteve që i ka angazhuar pushteti vendor”, thotë Boshkov.

Ndërkaq, Fatmir Bytyçi, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, për Radion Evropa e Lirë thotë se biznesmenët shprehen të shqetësuar nga vonesa e formimit të qeverisë, sepse kjo cenon realizimin e planeve të tyre sa i përket zhvillimit të biznesit.

“Situata e pasjes së një qeverie teknike me mandat të kufizuar për një kohë të gjatë në Maqedoni, dhe njëherësh shtyrja e procesit të zgjedhjes së një qeverie të re jo vetëm që cenon drejtpërdrejt funksionimin e biznesit, por në parim edhe vendimet që mund t`i marrë sipas tyre në funksion të zhvillimit ekonomik ose funksionimit të shtetit, në të shumtën e rasteve e vë në dilemë aspektin moral dhe teknik nëse duhet apo i lejohet ta bëjë. Këtu mendoj rritjen e borxhit publik dhe deficitit buxhetor”.

“Ndërkohë, shënojnë rritje problemet sa i përket likuiditetit të kompanive, ngase vazhdojnë mos paguhen borxhet e ndërsjella mes kompanive, por edhe detyrimet e shtetit që ka ndaj kompanive, për një kohë të gjatë ndikojnë në funksionimin e biznesit, përkatësisht duke i bllokuar vetë bizneset”, sqaron Bytyçi.

Kohë më parë edhe kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Danella Arsovska, bëri thirrje që të zgjidhet sa më parë kiza politike në Maqedoni, sepse siç ishte shprehur ajo, ekonomia e Maqedonisë mbijeton përmes aparaturës për “reanimimit”, ndërkohë që për zhvillimin e biznesit para së gjithash nevojitet stabilitet politik dhe institucione funksionale.

Arsovska e cilësoi viti 2017 nga më të vështirët në dhjetë vjetët e fundit sa i përket zhvillimit ekonomik, si rrjedhojë e ballafaqimit të sektorit të biznesit me shumë rreziqe dhe pasiguri të vazhdueshme për shkak të krizës politike.(REL)

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.03.2017, 21:01  | T.E. | 1,294 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« EKSKLUZIVE » Zhurnal mëson emrat e Sekretarëve Shtetërorë të BDI-së
« EKSKLUZIVE » Zulfi Adili - Qufa emërohet Sekretarë shtetërorë në Drejtësi
Letër publike nga Drejtori Agjencisë Zhurnal, drejtuar partive politike shqiptare, posaqërisht liderit të BDI-së, z.Ali Ahmetit
Ky është personi që ia ndryshoi jetën Big Mamës (Foto)
Fundi i “Fate të Kryqëzuara” kjo foto po "çmend" rrjetin, a e dini arsyen?
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.