« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komu..
Agjencia “Zhurnal” ua uron festën e Fitër Bajramit
Lika me ‘llupë në dorë’ : Inspektojmë institucionet
Ligji për gjuhën shqipe - para apo pas zgjedhjeve lokale?
Luftime të ashpra në Damask
siri.jpg

Luftime të ashpra janë zhvilluar në lindje të kryeqytetit sirian, Damask, pas një sulmi të forcave rebele, raporton media shtetërore dhe grupi monitorues.

Sulmi nisi me shpërthimin e “dy makinave bombë dhe disa sulmuesve vetëvrasës”, në qarkun Jobar, ka thënë Rami Abdel Rahman, kryetar i grupit monitorues, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Rebelët kanë avancuar në zonën në afërsi të Sheshit Abbasid, duke marrë nën kontroll disa ndërtesa. Ata kanë hedhur disa raketa nëpër lagje të Damaskut, ka shtuar Abdel Rahman.

Media shtetërore siriane raporton se ushtria i është kundërpërgigjur një grupi rebelët që kanë lidhje me Al-Kaidën, duke thënë se “terroristët” kanë hyrë në Damask përmes tuneleve gjatë natës.

Televizioni shtetëror raporton për luftime në lagjet Jobar dhe Qaboun dhe u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Luftimet e sotme vijnë vetëm disa ditë pasi bisedimet e paqes rinisën në Gjenevë, që kanë për qëllim dhënien fund të luftës 6 vjeçare në Siri që ka lënë të vdekur më shumë se 320,000 persona.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.03.2017, 21:45  | T.E. | 956 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
« ALARMANTE » Pas lajmit të publikuar për vrasjes së katërfishtë që ka ndodhur sot Gllumovë të komunës së Sarajit, kërcënohet me jetë drejtori i Agjencisë Zhurnal!
« Përditësuar » Vrasje e katërfishtë në Gllumovë të Shkupit
Vrasje e katërfishtë në Saraj, xhaxhai vret dy nipërit, vëllain dhe veten
Gruevskin po e braktisin aleatët, ja çfarë i ndodhi në Manastir
Lajmi i keq vjen nga BE, shikoni çfarë ka ndodhur me vizat europiane
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.