Sa ndikim kanë anketat para fillimit të fushatës zgjedhore?
A duhet moralisht funksionarët që garojnë në lokalet të japin dorëheqje (VIDEO)
Taksa radiodifuzive nuk ekziston më
« VIDEO » Politika ta zyrtarizojë shqipen edhe në të folurin e saj
“Vettingu po vepron”; Artan Hoxha: S’ ka krizë në institucione
1489950267Artan-Hoxha.jpg

Eksperti i Reformës në Drejtësi, pedagogu Artan Hoxha thotë se moskrijimi i organeve të reja të drejtësisë nuk krijon krizë. Kjo është e zgjidhur nga legjislacioni i ri i Reformës thotë juristi.

Pyetjes së Top Channel se kur do nisë zbatimin Reforma në Drejtësi, Hoxha thotë se Vettingu po jep efekte sepse gjykatat po punojnë më mire dhe po i argumentojnë më saktë vendimet e tyre.

Top Channel: Si mund të zgjidhet ngërçi që do të mund të krijohej me mos instalimin e institucioneve të reja të drejtësisë, si organi i akuzës dhe Këshilli i Drejtësisë?

Artan Hoxha: Për sa u përket asaj që lidhet me procesin penal janë patur në konsideratë të gjitha opsionet që hyrja në fuqi e këtyre organeve të reja; Siç është Prokurori i Posaçëm dhe Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të parashikohen në Kodin e Procedurës Penale që rregullat për aplikimin e këtyre normave dhe funksionimin e këtyre organeve fillojnë pas krijimit dhe hyrjes së tyre në funksionim duke mos krijuar një ngërç institucional dhe pamundësi të hetimit dhe gjykimit të këtyre veprave penale për shkak të mungesës së këtyre institucioneve të reja. Në kuadër të saj është parashikuar që Prokuroria të vijojë funksionin sikurse ligji parashikon deri në krijimin e organeve të reja.

Top Channel: Për sa vite mund implementohet e plotë Reforma në Drejtësi?

Artan Hoxha: Ajo që është e rëndësishme është që të ndryshojë koncepti lidhur me dhënien e drejtësisë, ajo që sot është një mentalitet i shoqërisë shqiptare, që të marrësh drejtësi duhet të paguash duhet të ndryshojë. Ndryshimi i rrjedhës, i konceptimit të dhënies drejtësi, për mua kjo është Reforma. I gjithë procesi për reformimin e sistemit prej dy vitesh i ka sjellë efektet e para ka një disiplinim më të mirë të gjyqtarëve, prokurorëve në ushtrimin e funksioneve të tyre. Ka një përgjegjshmëri më të lartë. Po të shohësh sot vendimet gjyqësore arsyetohen më mirë. Ndoshta kjo është fillimi i ndryshimit të mentalitetit në mënyrën e dhënies drejtësi.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.03.2017, 22:24  | T.E. | 468 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rufi mos i trego popullit përralla me mbret, ti vet e din të vërtetën
Anketë e re e "Dimitrija Çupovski", VMRO-DPMNE bindshëm para LSDM-së, BDI e BESA të barabartë
Aksion policor, arrestohen tetë të rinj për shitje të drogës
Shkup, gjendet i vdekur një burrë 46 vjeçar
Xhansu kapet mat me të dashurin, do të befasoheni kush është ai (Foto)
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.