Nuredini: Bekim Murati e mbushi Sarajin me qen endacakë dhe mbeturina
« Zgjedhjet lokale » "Ethet" e LSDM-së nga superioriteti i VMRO-së, 70 me 10 hynë në garë
« Analizë » "Alamet" punë e presin kryeprokurorin e ri
Osmani: Kosova nuk është arsye për prishje të raporteve Maqedoni-Serbi
Pensionet e vjetra në Shqipëri, ja si ndryshon masa minimale e përfitimit
pensi2.jpg

Nëse një pension në vitin 1996">1996 ka qënë i caktuar 3886 lekë, tashmë do të bëhet 14 mijë lekë. 

Vendimi i qeverisë për të rritur pensionet e caktuara në vitin 1996">1996 do të bëjë të mundur që të moshuarit të marrin një pension më të lartë.

Me vendimin e miratuar pak ditë më parë nga qeveria, përcaktohet se të gjitha pensionet e caktuara nga viti 1993 deri në 31 dhjetor 1996">1996 të rriten. Kjo do të thotë se pensionet që janë caktuar në masën 3-6 mijë lekë, të bëhen minimum 14 mijë lekë të reja, shkruan Shqiptarja.com.

“Pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara në periudhën nga 1.4.1996">1996 deri më 31.12.1996">1996, me masë pensioni në këtë periudhë, pas rillogaritjes sipas ligjit nr.9588, datë 25.7.2006, “Për rillogaritjen e pensioneve”, nga 3 682 lekë deri në 5 420 lekë në muaj, shtohen me shuma fikse, duke arritur në masën 14 089 lekë deri në 23 640 lekë në muaj.

Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë e të dytë, të caktuara sipas nenit 97, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1.10.1993 - 31.12.1996">1996, përfshirë edhe rritjen e përcaktuar, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni”, - përcaktohet në vendimin e Këshillit të ministrave.

Ndryshimi

Projektvendimi ka për qëllim përmirësimin e nivelit të mirëqenies së pensionistëve në harkun kohor 1.1.1994 -31.12.1996">1996, si dhe rregullon e masën e pensioneve për kategoritë e grave që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, dhe minatorëve të nëntokës që kanë dalë në pension të parakohshëm. Projektvendimi synon të barazojë pensionet maksimale të harkut kohor 1.10.1993 - 31.12.1996">1996, me pensionin maksimal të caktuar në harkun kohor 1.1.1997 - 31.2.1998, dhe përafron pensionet e tjera mesatare me ato të caktuara në këtë hark kohor. Pensionet maksimale, pas kësaj rritjeje, arrijnë në 23.640 lekë në muaj. Nga këto ndryshime do të përfitojnë 3000 pensionistë, gra që kanë punuar në punët e kategorisë së parë dhe të dytë, si dhe minatorë të nëntokës. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi do të fillojnë nga data 1.6.2016 dhe do të përballohen nga fondet e buxhetit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

 

Pensioni minimal pas rritjes

 

I caktuar në 1996">1996 Masa pas rritjes

 

3,682 14 089

 

3,683 14 095

 

3,684 14 100

 

3,685 14 100

 

3,686 14 100 

 

3,687 14 120

 

3,688 14 130

 

3,689 14 200

 

3,690 14 200

 

3,691 14 200

 

3,692 14 210

 

3,693 14 260 

 

3,694 14 280 

 

3,695 14 295

 

3,696 14 315 

 

3,697 14 335

 

3,698 14 350

 

3,699 14 380

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.03.2017, 08:57  | Z.H. | 381 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

 Më tepër 

MË TË LEXUAR
Rakip Doçi: "ashkali" dhe "narkodilerë" kanë kaluar në LR-PDSH, e jo anëtarë të BDI-së
Ish komandanti UÇK-së demanton: Nuk kemi luftuar të pëkrahim LSDM-në dhe vijën sllave
« Zgjedhjet lokale » "Ethet" e LSDM-së nga superioriteti i VMRO-së, 70 me 10 hynë në garë
Nuredini: Bekim Murati e mbushi Sarajin me qen endacakë dhe mbeturina
« Zhurnal mëson » Zgjedhjet lokale, Bujar Osmani shef i shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair
 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2017 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.